• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mbappé “nxjerr luanin” brenda vetes: Dua të bëj epokë, të shkruaj historinë e Real Madridit

20 Shkurt, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk erdha këtu për të luajtur keq, por dua të luaj mirë. Dua të bëj epokë dhe të shkruaj historinë e Real Madridit. Duhej të luaja me personalitet, koha e përshtatjes ka mbaruar dhe tani duhet të tregoj cilësitë e mia”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kurrë më parë, Kylian Mbappé nuk kishte dhënë një deklaratë kaq të qartë, të drejtpërdrejtë dhe mbresëlënëse që nga momenti kur zbarkoi në “planetin” Real Madrid, pas largimit nga Paris Saint-Germain. Këtë e tha në një intervistë për “CBS Sports Golazo”, duke lënë të kuptohet se është gati të bëjë histori me “Los Blancos”.

Tripleta e tij kundër Manchester City në ndeshjen e kthimit të “play off” të Ligës së Kampionëve, që përfundoi 3-1 në “Santiago Bernabéu”, jo vetëm eliminoi Guardiolën dhe ekipin e tij nga turneu prestigjioz, por gjithashtu i dha Mbappés çmimin “UEFA Man of the Match” dhe vulosi kualifikimin e Real Madridit në 1/8 finale. E veçanta? Francezi mori pjesë në golin e tij të 500-të në karrierë, një moment historik i arritur në moshën vetëm 26-vjeçare.

Lexo edhe:

Zyrtare: Amazon blen një pjesë të Liverpoolit

Inteligjenca Artificiale hyn në arbitrimin spanjoll: do të përzgjedhë rastet më të diskutueshme

Sulmuesi francez, me dy golat e parë të shënuar, arriti një moment historik të rëndësishëm. Siç raportohet nga ekspertët e statistikave në Opta, në moshën 26 vjeç e 61 ditë, ish-lojtari i Paris Saint-Germain ka marrë pjesë në 500 gola midis klubeve dhe kombëtares, në të gjitha kompeticionet (358 gola dhe 142 asiste). Më pas, ai e çoi këtë numër në 501, duke u konfirmuar si një nga futbollistët e destinuar të bëjnë histori.

Pas një periudhe përshtatjeje në skemat e Carlo Ancelottit, ylli francez është në një formë të jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi edhe Jude Bellingham në një intervistë për “TNT Sports”: “E di që fillimi i tij nuk ishte i lehtë, iu desh kohë të përshtatej me këtë realitet të ri. Tani po rritet dhe përmirësohet çdo ditë e më shumë, është fantastike ta shohësh në këtë formë.

Është një ndjenjë e pabesueshme të luash me të. Kur zbresim në fushë, e dimë se mund t’i japim topin dhe ai do të bëjë diferencën. Detyra jonë, si mesfushorë, është ta ndihmojmë atë dhe sulmuesit e tjerë të jenë në pozitat më të mira për të vendosur ndeshjen.

Kur Kylian merr topin në zonat e tij të preferuara, bëhet i pandalshëm, si me të majtën, ashtu edhe me të djathtën. Sot (dje) shënoi gola të çdo lloji. Ajo që ka arritur në karrierën e tij është thjesht e pabesueshme”.

Nga Kategoria

Sporti

Zyrtare: Amazon blen një pjesë të Liverpoolit

14 Gusht, 2026
Sporti

Inteligjenca Artificiale hyn në arbitrimin spanjoll: do të përzgjedhë rastet më të diskutueshme

14 Gusht, 2026
Sporti

Inter studion Curtis Jones: anglezi mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë

14 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestoi se u ndie i tradhëtuar nga partia, Josif Gorea: Disa kryebashkiakë i prenë fjalën kryeministrit tonë në mbledhje

14 Gusht, 2026

Shenjat e horoskopit që mbajnë mend gjithçka që u bëni

14 Gusht, 2026

Eklipsi i 12 gushtit, pse disa njerëz raportuan pagjumësi dhe ëndrra të çuditshme

14 Gusht, 2026

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

14 Gusht, 2026

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

14 Gusht, 2026

Po hapnin kanalizimet, punëtorët gjejnë në mur ar me vlerë 9 mln € dhe njoftojnë policinë

14 Gusht, 2026

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

14 Gusht, 2026

Aksident i rëndë në Pejë, përplasen dy makina dhe një kamion, 6 të plagosur

14 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.