• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Marciniak viziton “Shtëpinë e Futbollit”, thirrje të rinjve shqiptarë: Bëhuni arbitra!

12 Maj, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Arbitri i njohur botëror, Szymon Marciniak, dy asistentët Bartosz Heinig dhe Marek Arys, si edhe gjyqtari i VAR-it Paweł Malec, kanë mbërritur në Tiranë, ku mbrëmjen e sotme do të vendosin drejtësi në finalen e madhe për titullin kampion të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Marciniak dhe grupi i arbitrave u pritën nga shefi i Departamentit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, dhe përfaqësues të BASHF-së. Paraditen e sotme ata vizituan ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u njohën më nga afër me investimet dhe zhvillimet e fundit në infrastrukturën e futbollit shqiptar.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër fushat stërvitore, qendrën e trajnimit të Kombëtares, ambientet e brendshme të administratës, muzeun e FSHF-së, ku patën mundësi të njihen me historinë e futbollit shqiptar, si dhe ambientet e qendrës së përhershme për sistemin VAR, ku po punohet për ta bërë funksionale nga sezoni i ri.

Lexo edhe:

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

Marciniak dhe arbitrat u takua gjithashtu me zv.presidentin e FSHF-së, Lutfi Nuri, sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, drejtorin administrativ të FSHF-së, Aldi Topçiu dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri polak shprehu vlerësimet më të larta për “Shtëpinë e Futbollit” dhe bëri një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë t’i bashkohen arbitrimit përmes fushatës “Bëhu Arbitër!”.

“Jam vërtet shumë i impresionuar. Kjo është ëndrra jonë në Poloni, të kemi një federatë si kjo. Para së gjithash, është shumë e vështirë të gjesh një vend në qendër të qytetit, siç keni bërë ju. Por ju i keni të gjitha, fusha stërvitjeje për lojtarët, muze, një histori të pasur dhe një të ardhme të ndritur.

Jam edhe më i impresionuar me Qendrën VAR që keni krijuar, që është edhe pjesë e planeve tona dhe shpresojmë ta përfundojmë vitin e ardhshëm.

Nuk më mbetet veçse t’ju përgëzoj dhe t’ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Sepse, siç e dimë, një federatë e bukur dhe një qendër moderne janë të rëndësishme, por gjithmonë kemi nevojë për një sukses të madh për t’i bërë të gjithë të lumtur.

Kjo është një sfidë në mbarë botën, kemi gjithnjë e më shumë nevojë për arbitra të rinj. Prandaj, ky është një mesazh për ju, djem dhe vajza të reja: lini mënjanë kompjuterët dhe telefonat. Merrni një top, filloni të luani dhe pastaj bëhuni arbitra!

Mund të bëheni pjesë e ngjarjeve më të mëdha të futbollit në botë. Unë vetë jam një shembull i mirë, kam qenë pjesë e Kupës së Botës, Champions League, finales së Kupës së Botës për Klube dhe kam pasur mundësinë të shoh nga afër lojtarët më të mëdhenj si Messi, Ronaldo dhe të tjerë. Dhe më besoni, nuk pagova bileta dhe kisha vendin më të mirë në stadium! Mund të udhëtoni nëpër botë, të bëni atë që doni dhe të jeni pjesë e futbollit.

Edhe ju keni shembuj të mirë në Shqipëri, arbitra dhe instruktorë të mirë. Gjithçka është gati, mos u bëni dembelë. Ejani dhe dhe provoni të bëheni arbitra! “BËHU ARBITËR” – tha Szymon Marciniak në prononcimin për fshf.org

Finalja e kampionatit “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet sot në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”. Pritet një atmosferë entuziaste nga tifozët e të dyja ekipeve.

Nga Kategoria

Lajme

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

22 Qershor, 2025
Sporti

Klubi shqiptar në Gjermani Bessa Essen prezanton fanellat për sezonin 2025/26

22 Qershor, 2025
Sporti

VIDEO/ Interi vuan por fiton, një gol në fund i nderon në Botërorin e Klubeve

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Muriqan, dyshohet për viktimë

23 Qershor, 2025

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme, Trump ndjek situatën nga ‘Situation Room’

23 Qershor, 2025

Sulmet amerikane mbi Iran, Rutte: Nuk është shkelur e drejta ndërkombëtare

23 Qershor, 2025

Irani kundërpërgjigjet, sulmon me 6 raketa një bazë amerikane në Katar

23 Qershor, 2025

Raporti për zgjedhjet/ Gjonaj në KiE: Shqetësim për pretendimet për përdorim të administratës, dezinformatë nga opozita! S’kanë prova

23 Qershor, 2025

Shërbimi rus i inteligjencës pretendon se Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

23 Qershor, 2025

Izraeli thirrje banorëve të Teheranit: Qendroni larg zonave ushtarake, do të bombardojmë

23 Qershor, 2025

Braçe denoncon çmimet e larta të frutave dhe perimeve: Abuzim i skandaloz, prodhimi po goditet nga tregtarët dhe klima

23 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.