Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Çesma e Mbretit”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale U. Xh., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. D..
Si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur drejtuesi i automjetit “Audi”, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.











