• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“MABCO” e Pacollit tregon prapaskenat për Aeroportin e Vlorës: Rama refuzoi ftesën tonë, Qeveria e dinte se ç’po ndodhte aty. Na penguan qëllimisht

6 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar institucionet shtetërore shqiptare për përjashtim të paligjshëm nga investimi dhe ushtrim presionesh ndaj saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë për mediat, avokati i kompanisë, Arlind Ahmetaj, tha se MABCO, e cila sipas tij zotëron 98% të investimit, është mbajtur jashtë kantierit për një vit, pavarësisht dokumentacionit zyrtar që, sipas tij, e provon këtë situatë.

Ahmetaj deklaroi se më 3 prill 2025 është bërë një tentativë për blerjen e kuotave të investimit, ndërsa shtoi se qeveria është në dijeni të zhvillimeve që, sipas tij, nisën në gusht të vitit 2025. Ai pretendoi gjithashtu se përfaqësuesit e MABCO janë penguar fizikisht të hyjnë në aeroport.

Lexo edhe:

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

“Nuk mjafton të fitosh zgjedhjet!”/ Elisa Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës!

Sipas avokatit, në mars të vitit 2026 kompania kishte ftuar kryeministrin Edi Rama për një vizitë në terminal, por në vend të tij morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët, sipas tij, refuzuan të kryenin inspektimin dhe vizituan vetëm zyrat e kompanisë 2A Group.

Ahmetaj u shpreh se pas rikthimit të normalitetit në VIA, më 26 maj 2026, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ushtroi presione, intimidime dhe ultimatume ndaj kompanisë. Ai shtoi se MABCO ka depozituar 10 kallëzime penale, të cilat, sipas tij, nuk janë shqyrtuar nga organet kompetente.

Avokati theksoi se kompania nuk e konsideron nenin 15.4 si bazë ligjore për anulimin e projektit dhe kërkoi shpjegime për arsyet e mosfinalizimit të punimeve.

Në përfundim, Ahmetaj deklaroi se MABCO do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar, për të mbrojtur të drejtat e saj, duke theksuar se kompania nuk e pranon zgjidhjen e kontratës së koncesionit.

“Autoritetet na kanë përjashtuar në mënyrë të paligjshme nga investimi. Nuk i pranojmë pretendimet e autoritetit kontraktor. Për një vit, MABCO, e cila zotëron 98% të investimit, është mbajtur jashtë kantierit nga institucionet.

Këtë e vërtetojnë 90 shkresa zyrtare. Më 3 prill 2025 u bë një tentativë për blerjen e kuotave të investimit. U krijua artificialisht një debat.

Qeveria e di se çfarë ndodhi në gusht të vitit 2025, kur nisi skenari për këtë investim. MABCO është penguar fizikisht të hyjë në aeroport. Është penguar nga një grup i strukturuar kriminal.

Në mars të vitit 2026 e ftuam kryeministrin Rama për një vizitë në terminal, por në vend të tij erdhën përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët refuzuan të kryenin inspektimin dhe u futën vetëm në zyrat e 2A Group.

Më 26 maj 2026 u rikthye normaliteti në VIA. Menjëherë pas kësaj fitoreje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u angazhua në ushtrimin e presioneve, intimidimeve dhe ultimatumit ndaj nesh.

Janë 10 kallëzime penale të bëra nga MABCO që nuk janë shqyrtuar fare. MABCO ka duruar për një vit padrejtësi. Ky është një skenar i ndërtuar me një rezultat të paracaktuar. Neni 15.4 nuk është licencë për të anuluar projektin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hesht për arsyet pse puna nuk ka përfunduar. MABCO do të ushtrojë të gjitha të drejtat ligjore në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë. Nuk e pranojmë zgjidhjen e kontratës së koncesionit”, tha mes të tjerash Arlind Ahmetaj, avokat i MABCO.

Ndërkohë Agon Pacolli ka deklaruar se në Aeroportin e Vlorës janë kryer 95% e punimeve. Pacolli ka thënë se puna në aeroport ishte planifikuar të përfundonte brenda 3 javëve.

Po ashtu, Pacolli ka bërë të ditur edhe faturat që sipas tij kompania MACBO ka paguar për vënien në punë të Aeroportit të Vlorës.

Nga Kategoria

Aktualitet

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

“Nuk mjafton të fitosh zgjedhjet!”/ Elisa Spiropali letër Edi Ramës: Dil përballë qytetarëve, mos u fshih pas shumicës!

16 Tetor, 2026
Screenshot
Aktualitet

Nisin tensionet te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

CSD shqyrton masa ndaj Tebas pas deklaratave për Real Madridin, presidenti i LaLiga-s reagon: “Nuk mund ta besoj”

16 Tetor, 2026

E rrahu policia! Protestuesi humb kujtesën, dëmton kafkën dhe shtyllën kurrizore

16 Tetor, 2026

U ndaluan në protesta, 63 persona dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë

16 Tetor, 2026

Protestuesit i vihen pas Klevis Balliut, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

16 Tetor, 2026

Vetëm një jave në detyrë, Trump shkarkon sekretaren e shtypit të Shtëpisë së Bardhë

16 Tetor, 2026

Protestuesit komunikojnë paqësisht me efektivët: Nuk e kemi me ju

16 Tetor, 2026

Frika nga protestuesit, blindohet Bashkia Vlorë, vendosen hekura në dyer dhe dritare

16 Tetor, 2026

Raporti i Avokati i Popullit: Takuam 214 të ndaluar, 26 persona janë me shenja dhune

16 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.