• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Lirohen të paraburgosurit? Vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë: Tre rregulla

4 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosën të rishikojnë praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme të praktikës së njësuar të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal “arrestit në burg”. Kolegjet e Bashkuara vendosën ndryshimin e pjesshëm të praktikës, ndërsa rrëzuan rekursin e Prokurorisë së Apelit për shtetasin Betash Zeneli duke lënë në fuqi masën ‘arrest në shtëpi’. Kjo dosje vuri në lëvizje kolegjet e bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:

Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.

Lexo edhe:

Anëtarësimi në BE, Von der Leyen: Ne po përgatitemi, Shqipëria ka bërë përparim

Projekti i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen

Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.

Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.

Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së.

Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.

Vendimi ka qenë unanim, duke pasur dakordësinë e të gjithë anëtarëve të Kolegjeve të Bashkuara. Ky vendim, i plotë dhe i arsyetuar do të vihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.

Tags: arresti me burgKolegjet e Bashkuara

Nga Kategoria

Aktualitet

Anëtarësimi në BE, Von der Leyen: Ne po përgatitemi, Shqipëria ka bërë përparim

30 Shtator, 2026
Aktualitet

Projekti i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen

30 Shtator, 2026
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni dhe informaliteti mbeten shqetësim

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Anëtarësimi në BE, Von der Leyen: Ne po përgatitemi, Shqipëria ka bërë përparim

30 Shtator, 2026

Projekti i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen

30 Shtator, 2026

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni dhe informaliteti mbeten shqetësim

30 Shtator, 2026

Presidentja e KE Von der Leyen mbërrin në Kryeministri, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

30 Shtator, 2026

Singapori paguan qytetarët për të lexuar: 15 minuta në ditë në këmbim të parave

30 Shtator, 2026
Screenshot

Ekzekutohet biznesmeni i njohur/ Qëllohet për vdekje me plumb në kokë pranë shtëpisë

30 Shtator, 2026

Efektivë dhe gardhe metalike/ Vizita e Von der Leyen në Tiranë, bllokohet bulevardi deri pranë Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Policia e Tiranës nis verifikimet, pas publikimit të video-ve intime të disa personazheve të njohur

30 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.