Arsenali ka marrë një lajm të rëndësishëm përpara ndeshjes së Premier League ndaj Newcastle. Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se Bukayo Saka pritet të jetë pjesë e skuadrës për këtë përballje.
Gjatë konferencës për shtyp, Arteta bëri të ditur se Saka dhe Riccardo Calafiori janë sërish të gatshëm pas problemeve fizike që i kishin mbajtur jashtë fushës.
“Bukayo me shumë mundësi do të jetë në skuadër. Është një lajm i mirë. Edhe Riccardo do të jetë në skuadër”, u shpreh Arteta.
Trajneri spanjoll shtoi se klubit iu desh t’i jepte kohë Saka, pasi lojtari nuk po ndihej plotësisht komod fizikisht. Tashmë, në momentin më të rëndësishëm të sezonit, rikthimi i tij shihet si një shtysë e madhe për Arsenalin.
Saka kishte munguar që nga finalja e League Cup ndaj Manchester City, për shkak të një problemi në tendinën e Akilit.










