• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta ndaj krimit në fokus

30 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit të PD-së, duke vënë theksin te ekonomia, rritja e pensioneve dhe pagave, si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha tha se prioritet i parë i opozitës është përballja me varfërinë, duke premtuar rritje të ndjeshme të pensioneve dhe vendosjen e një minimumi jetik për qytetarët.

“Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishim i pensioneve, me një objektiv: të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet”, u shpreh Berisha.

Lexo edhe:

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Ai premtoi gjithashtu mbështetje për fëmijët, nënat e reja dhe të rinjtë, duke theksuar se programi i PD-së synon të frenojë emigracionin dhe të krijojë mundësi në vend.

“Të rinjtë shqiptarë duhet të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri”, deklaroi ai, duke premtuar prioritet për punësim, arsim dhe strehim.

Berisha u ndal edhe te bujqësia, duke premtuar rritje të subvencioneve për fermerët, të cilët sipas tij janë sot të pambështetur.

Kreu i PD-së tha se partia e tij do të ruajë taksat e ulëta dhe ekonominë e tregut.

Ai përmendi gjithashtu rënien e euros dhe dollarit në Shqipëri, duke e cilësuar si tregues të keqmenaxhimit ekonomik dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Në vijim të fjalës, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve dhe prezantoi dokumente, sipas tij, që provojnë parregullsi në proceset zgjedhore.

Një pjesë e rëndësishme e programit të PD-së, sipas Berishës, do të jetë edhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.

“Zero tolerancë ndaj krimit. Do ta shtypim krimin siç e kemi provuar”, u shpreh ai, duke shtuar se në këtë betejë do të përfshihen edhe strukturat e policisë dhe drejtësisë.

Berisha tha se pastrimi i institucioneve nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale do të jetë pjesë e reformës së thellë që PD synon të ndërmarrë, duke e cilësuar ripërtëritjen e partisë si bazë për ndryshimin e vendit.

Nga Kategoria

Bota

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026
Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.