• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 1 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ku shkoi vera e Ergys Agasit? Gazetari zbardh skemën e dyshuar të korrupsionit dhe zhdukjen e mbi një mln eurove nga kantina

1 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim i thelluar për korrupsion me tenderat publikë ka zbuluar një skemë të sofistikuar ku shishet e verës luksoze përdoreshin si mbulesë për të transportuar shuma marramendëse parash, ndërsa zhdukja e 600 shisheve me vlerë 1.3 milionë euro nga një kantinë nën vëzhgim, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve ligjzbatuese.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në qendër të skandalit qëndron mënyra se si përfituesit e tenderave në Agjencinë e Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) dyshohet se i kthenin favoret.

Sipas të dhënave nga hetimi, arka vere, të cilat në vend të pijeve të shtrenjta mbanin shuma deri në 200,000 euro, dërgoheshin tek zyrtarë të përfshirë. Kjo metodë shërbente për të fshehur gjurmët e parave, duke e shndërruar një zyrtare në një lloj “bankomati” për paratë e korrupsionit.

Lexo edhe:

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Abaz Hoxha

Gazetari, Edison Vatnikaj u shpreh se kulmi i kësaj historie lidhet me një sasi prej 600 shishesh vere, vlera e të cilave kap shifrën 1.3 milionë euro, ose rreth 33,000 euro për shishe. Këto shishe, të cilat ishin importuar nga një vend i Bashkimit Europian, u bënë provë kyçe për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Biznesmeni që i solli, pasuritë e të cilit tashmë janë sekuestruar, ka dëshmuar se ai kishte vepruar vetëm si porositës dhe se vera ishte destinuar për dikë tjetër.

Misteri thellohet me zhdukjen e kësaj prove materiale. Pikërisht një natë përpara se hetuesit tatimorë të kryenin inventarizimin e kantinës ku ruhej vera, e gjithë sasia u zhduk. Sipas burimeve nga hetimi, Eno Agasi, i afërm i një prej personave nën hetim, është personi që ka shkuar në kantinë dhe ka marrë 600 shishet e verës.

Ngjarja bëhet edhe më shqetësuese kur mësohet se kantina dhe provat materiale supozohej se ishin nën ruajtjen e Policisë së Shtetit. Zhdukja e një prove me vlerë kaq të madhe monetare dhe hetimore ka hedhur hije të rënda dyshimi mbi zinxhirin e përgjegjësisë. Në vend të një hetimi të plotë, veprimi i policisë u kufizua në një referim të thjeshtë në prokurori për “vjedhje të shisheve të verës”.

“Arkat e verës vinin te Mirlinda, por jo me verë, vinin me 200 mijë euro. Pra, një vlerë në shishe, diçka e tillë.

Aty as ajo nuk e di nga i kanë ardhur lekët, aty vetëm i kanë ardhur asaj, e kupton?

Ajo është përdorur si bankomat në një farë mënyre, ku të gjithë personat që përfitonin tendera në AKSH, dërgonin një lloj qoke. Apo, siç shkojmë ne te shtëpia e njëri-tjetrit për shembull që ka marrë shtëpi të re t’i lemë një çokë, po asaj i çonin 200 mijë euro.

Atëherë, te historia e verës është, në momentin që SPAK ka identifikuar edhe kantinën e verës, që ndodhet pranë zonës në periferi të Tiranës, ishte vënë nga hetimi tatimor pikërisht një kontroll për shkak se nesër do të bëhej inventarizimi i gjithë shisheve.

Ishte bërë një paraprak. Duke qenë se ishte shumë vonë, operacioni u la që të bëhej të nesërmen. Në atë rast futen në lojë njerëz të familjes të Ervys Agasit, që është çuni i xhaxhait të tij, Eno Agasi. Ai shkon te kantina e verës, siç thonë burimet pranë Prokurorisë së Posaçme, për shkak se kjo çështje fillimisht u hetua nga Prokuroria e Tiranës, më pas kaloi në strukturën e posaçme, ka marrë rreth 600 shishe verë që llogariten në vlerën e rreth 1.3 milionë euro.

Janë shishe verë të cilat ishin marrë apo ishin sjellë nga një vend i Bashkimit Europian nëpërmjet një biznesmeni që merrte ai po tendera në AKSH, që më pas pasuritë e tij janë të sekuestruara deri në këto momente, pra janë të ngrira pasuritë e këtij personi. Ai ka treguar në fakt në dëshminë para Prokurorisë së Posaçme që unë këto shishe verë i kisha porosi për t’i sjellë, për shkak se isha unë personi apo kisha unë, ishte kompania ime në fjalë që kishte, plotësonte kushtet për të sjellë këto shishe verë”, u shpreh Vatnikaj.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD

1 Maj, 2026
Kryesore

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Abaz Hoxha

1 Maj, 2026
Kryesore

Drogë në tavan, këpucë e frigorifer, çifti shqiptar kthen banesën në bazë kokaine

1 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ku shkoi vera e Ergys Agasit? Gazetari zbardh skemën e dyshuar të korrupsionit dhe zhdukjen e mbi një mln eurove nga kantina

1 Maj, 2026

“Nuk më pëlqen propozimi i fundit i Iranit”/ Trump: Kanë dy opsione, marrëveshje ose…

1 Maj, 2026

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD

1 Maj, 2026

Endrick kthehet te Real Madrid, braziliani do të ketë rol kryesor pas shkëlqimit te Lyon

1 Maj, 2026

U kap me kokainë me vlerë 2.5 mln euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

1 Maj, 2026

Guardiola përdor sarkazmën për PSG-Bayern: Trajnerët nuk janë në nivel, lojtarët janë për të ardhur keq

1 Maj, 2026

Tension te Real Madrid, mesfushori drejt largimit pas përplasjes me Arbeloa

1 Maj, 2026

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Abaz Hoxha

1 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In