Manchester City ka ulur kërkesat financiare për Rodrin, duke i dhënë Real Madridit më shumë shpresë për realizimin e transferimit.
Sipas gazetarit spanjoll Sergio Valentín, mesfushori 30-vjeçar ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe ka refuzuar rinovimin, pasi kërkon një aventurë të re.
Fillimisht City pritej të kërkonte mbi 100 milionë euro, por tashmë është gati ta lejojë largimin e tij për rreth 80 milionë euro.
Real Madridi kishte planifikuar një ofertë prej 60 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet me një shifër mes dy kërkesave. Rodri e konsideron kalimin në “Santiago Bernabéu” si një ëndërr që dëshiron ta realizojë gjatë kësaj vere.











