Kosova ka barazuar 1-1 ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë ku ishte shumë pranë tre pikëve, por u ndëshkua në fund.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, “Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 70-të. Fisnik Asllani konkretizoi asistin e Edon Zhegrovës dhe çoi vendasit në epërsi.
Kosova arriti ta menaxhonte avantazhin për disa minuta, por Austria reagoi në fund. Në minutën e 85-të, Christoph Lang gjeti golin e barazimit dhe fiksoi rezultatin në 1-1.
Skuadra e Kosovës largohet kështu me një pikë nga një ndeshje ku ishte shumë pranë fitores, ndërsa Austria ruan kreun e grupit me 8 pikë. Kosova mbetet në vendin e dytë me 5 pikë.
REZULTATI:
Kosova 1-1 Austria
Asllani 70’ / Lang 85’











