• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Konferenca e 9-të Ndërqeveritare/ Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave

14 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria zhvillon këtë të martë, më 14 korrik 2026, Konferencën e 9-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësim në familjen evropiane.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në këtë proces, duke theksuar se vendi është në rrugën e duhur dhe se gjatë kësaj konference do të mbyllë kapitujt e parë të negociatave.

Sipas saj, Shqipëria, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi, po regjistrojnë përparim të dukshëm në rrugën drejt integrimit evropian.

Lexo edhe:

U kap me mbi 86 kg marijuanë në makinë, arrestohet shtetasja shqiptare në Greqi

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

“Sot është një ‘Super e Martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Me Ukrainën dhe Moldavinë po hapim Klasterin 6, i cili mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian janë veçanërisht të forta. Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë të negociatave. Ndërsa Mali i Zi ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj. Tani, ky moment pozitiv duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, shkroi Marta Kos në rrjetin social “X”.

Komisionarja ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se zgjerimi mbetet një nga prioritetet strategjike të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se vendet kandidate që vijojnë reformat dhe përmbushin kriteret do të avancojnë më tej në procesin e anëtarësimit.

Delegacioni shqiptar në Bruksel, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë sot në Konferencën e 9-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku pritet të mbyllen kapitujt 25, 26 dhe 30, që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si edhe marrëdhëniet me jashtë.

Pas këtij hapi, Shqipëria konsiderohet plotësisht e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian në këto fusha, megjithëse puna për përmbushjen e plotë të detyrimeve të procesit të integrimit mbetet ende përpara.

Konferenca e 9-të Ndërqeveritare vlerësohet si një moment kyç në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, autoritetet shqiptare kanë ritheksuar synimin për të përshpejtuar ritmin e reformave, me objektivin për të mbyllur kapitujt e negociatave brenda vitit 2027 dhe për të përfunduar procesin e anëtarësimit deri në vitin 2030.

Nga Kategoria

Lajme

U kap me mbi 86 kg marijuanë në makinë, arrestohet shtetasja shqiptare në Greqi

13 Nëntor, 2026
Kryesore

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

13 Nëntor, 2026
Ekstra

ChatGPT e këshilloi të mos paguante qiranë, 60-vjeçari përfundon duke fjetur në makinë me dy qentë e tij

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

13 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj Dvalishvilit i kushton shtrenjtë, Usman Nurmagomedov dënohet me burg

13 Nëntor, 2026

Van Dijk drejt largimit nga Liverpool? Milan e kërkon si transferim të lirë në fund të sezonit

13 Nëntor, 2026

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

13 Nëntor, 2026

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

13 Nëntor, 2026

Pse po zgjat kaq shumë ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft?

13 Nëntor, 2026

U kap me mbi 86 kg marijuanë në makinë, arrestohet shtetasja shqiptare në Greqi

13 Nëntor, 2026

Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.