• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 10 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kim Jong-un lavdëron trupat jashtë vendit dhe thekson aleancën me Rusinë në mesazhin e Vitit të Ri

1 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vlerësoi trupat që po veprojnë në një “tokë të huaj” dhe theksoi atë që e quajti “aleancë të pamposhtur” mes Phenianit dhe Moskës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai iu drejtua njësive të angazhuara në “operacione jashtë vendit”, duke i përgëzuar për mbrojtjen “heroike” të nderit të vendit dhe duke i inkurajuar të tregojnë guxim, duke theksuar se kanë mbështetjen e Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Agjencitë e inteligjencës në Korenë e Jugut dhe në vendet perëndimore kanë raportuar se Pheniani ka dërguar mijëra ushtarë për të mbështetur operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, konflikt që po zgjat prej gati katër vitesh.

Lexo edhe:

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”, thatësira ekstreme zhduk ujërat në Loire

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe terrorizoi bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e saj

Sipas këtyre burimeve, qindra ushtarë koreano-veriorë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Analistët vlerësojnë se, në këmbim të kësaj mbështetjeje, Koreja e Veriut po përfiton ndihmë financiare dhe materiale nga Moska.

Burime të inteligjencës së Koresë së Jugut kanë raportuar gjithashtu se trupat koreano-veriorë operojnë nën udhëzime jashtëzakonisht të rrepta në fushëbetejë. Kim Jong-un i lavdëroi ushtarët për rolin e tyre në forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe i nxiti të luftojnë “për popullin vëllazëror rus”.

Ndërkohë, dy ushtarë koreano-veriorë të kapur nga forcat ukrainase kanë shprehur dëshirën për të nisur një “jetë të re” në Korenë e Jugut. Në një letër, ata falënderuan ata që kontribuuan në lirimin e tyre dhe shprehën shpresën për një fillim të ri, duke theksuar se nuk ndiheshin të vetëm.

Pas një periudhe spekulimesh, Koreja e Veriut konfirmoi zyrtarisht dërgimin e trupave për të mbështetur forcat ruse, përfshirë në rajonin e Kurskut.

Peniani bëri të ditur se ky veprim është ndërmarrë në bazë të traktatit të mbrojtjes së përbashkët të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2024.

Në një takim me një zyrtar të lartë rus në qershor, Kim Jong-un riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Nga Kategoria

Bota

Lumi më i madh i Francës kthehet në “shkretëtirë”, thatësira ekstreme zhduk ujërat në Loire

10 Korrik, 2026
Bota

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe terrorizoi bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e saj

10 Korrik, 2026
Bota

“Përballet prej javësh me protesta”, New York Time: Rama financoi 4 mln € koncertin e “Ye”

10 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vinicius kërkon falje pas eliminimit të Brazilit: Do të luftoj për ëndrrën tonë

10 Korrik, 2026

U arrestua për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, gjykata liron nga qelia ish-kandidatin e PS

10 Korrik, 2026

Barcelona pranë goditjes së madhe, Adeyemi gati të vishet blaugrana

10 Korrik, 2026

LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

10 Korrik, 2026

Adriatik Lapaj u ankua për koncertin e Kanye West, Gjykata Kushtetuese ia kthen pas padinë: Nuk është e plotë

10 Korrik, 2026

Panik gjatë fluturimit drejt Munihut/ Copat e motorit thyejnë dritaren, aeroplani kthehet në Selanik

10 Korrik, 2026

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje! Viktima kishte humbur bashkëshorten shtatzënë

10 Korrik, 2026

Toka do të hakmerret ndaj nesh? Stefa: Do të jetë një pastrim, një shpërthim vullkanit, po nuk u kujdesëm…

10 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.