• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Kam frikë”- Telefonata e ndërprerë me ish të dashurin dhe SMS-ja për ndihmë, momentet e fundit të modeles 29-vjeçare! Kërcënimet e biznesmenit: Nëse më lë, do të të vras

16 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gianluca Soncin hyri me forcë  në shtëpinë e ish-partneres së tij, Pamela Genini, në Milano, mbrëmjen e së martës duke përdorur çelësat që i kishte bërë kopje fshehurazi disa javë më parë. 52-vjeçari më pas e vrau atë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pikërisht në atë moment, ajo po fliste në telefon me ish-të dashurin e saj, të cilit i kishte besuar frikën, sulmet dhe kërcënimet me vdekje të biznesmenit. Pamela Genini e mbylli papritur telefonatën.

Mesazhi i fundit i dëshpëruar

Lexo edhe:

Sot ditë e nxehtë, rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Protesta, Mentor Kikia: Rama i ka lexuar mesazhet! Shpresonte që të shkonte te molotovi

“Kam frikë, ai i ka bërë një kopje të çelësave të mi. Hyri me forcë. Telefono policinë”. Ky ishte mesazhi i fundit i dëshpëruar që ajo i dërgoi ish-partnerit të saj, i cili më pas njoftoi policinë.

Telefonata e ndërprerë

Pak para se të mbërrinte në apartamentin në Via Iglesias 33, Pamela dhe ish i dashuri i saj po flisnin në telefon. Ajo po i rrëfente atij se nuk pendohej që e kishte lënë Gianluca Soncin. Megjithatë, telefonata u ndërpre papritur.

Pastaj, disa minuta më vonë, 29-vjeçarja i dërgoi mesazhin, në përgjigje të përpjekjeve të shumta të ish-të dashurit të saj për të rikontaktuar me të dhe për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ishte ish-i dashuri i saj që ngriti alarmin duke telefonuar policinë, pasi mori thirrjen e parë për ndihmë të 29-vjeçares.

Marrja në pyetje

Gianluca Soncin i tha hetuesve se nuk e mbante mend. 52-vjeçari, i shtruar në spital pasi pësoi një dëmtim të lehtë në qafë para se të arrestohej, dukej i ftohtë dhe i distancuar  dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të prokurores Alessia Menegazzo.

Ai mori ndihmën mjekësore dhe më pas u dërgua në burgun San Vittore, ku do të merret në pyetje.

52-vjeçari nga Biella kishte pasur probleme me ligjin në vitin 2010 sepse ishte i përfshirë në një komplot me “kompani fiktive” për të shmangur TVSH-në për një seri makinash luksoze të importuara nga Gjermania.

Vrasja

Hetuesit kanë ngritur akuzë ndaj tij për vrasje me paramendim. Ai dyshohet se ka shkuar me makinë në lagjen në periferi të Milanos me qëllim vrasjen e Pamelës.

Kjo vërtetohet nga fakti se ai kishte marrë me vete një thikë të madhe gjuetie, e përdorur për të masakruar 29-vjeçaren, e cila u godit 24 herë. Ai gjithashtu përdori një kopje të çelësave që i kishte bërë fshehurazi disa javë më parë për të hyrë brenda në banesë.

Dëshmitarët kanë folur edhe për raste dhune në të kaluarën (dhe për këtë arsye, Soncin do të akuzohet gjithashtu për përndjekje). Modelja e sipërmarrësja s’kishte bërë denoncim në polici, por në rreth një vit të marrëdhënies së tyre ishte shoqëruar me incidente abuzimi dhe përndjekjeje.

“Nëse më lë, do të të vras”

E para filloi në fillim të lidhjes së tyre, kur ajo u zhvendos në shtëpinë e tij në Cervia. 52-vjeçari dyshohet se nuk e lejonte të takohej me miqtë e saj që në fillim, duke u përpjekur gjithashtu ta izolonte duke e kontrolluar financiarisht.

Marsin e kaluar, ata u zhvendosën në apartamentin në Via Iglesias. Kjo për pak kohë, sepse ajo e la atë menjëherë pas kësaj.

Soncin (i cili nuk duket se jeton më në Gorla) më pas u bë gjithnjë e më këmbëngulës dhe i dhunshëm.

“Nëse më lë, do të të vras”, dyshohet se i tha ai disa herë, aq shumë sa e shtyu Pamelën të merrte në konsideratë kthimin në shtëpinë e prindërve të saj në zonën e Bergamos.

Ky plan përfundimisht dështoi për shkak të kërcënimeve që 52-vjeçari dyshohet se i bëri edhe prindërve të saj.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sot ditë e nxehtë, rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

11 Korrik, 2026
Aktualitet

Protesta, Mentor Kikia: Rama i ka lexuar mesazhet! Shpresonte që të shkonte te molotovi

10 Korrik, 2026
Aktualitet

“Po dëmtoni bizneset me review”, Rama: Google do ndërhyjë për rikthyimin e yjeve

10 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sot ditë e nxehtë, rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës

11 Korrik, 2026

Protesta, Mentor Kikia: Rama i ka lexuar mesazhet! Shpresonte që të shkonte te molotovi

10 Korrik, 2026

Xabi Alonso nis epokën te Chelsea: Jam shumë i emocionuar, gjëra të mira do të vijnë

10 Korrik, 2026

Anglia favorite për të arritur në gjysmëfinale, thotë trajneri i Norvegjisë

10 Korrik, 2026

Courtois del i dëmtuar dhe në lot, momenti që ndryshoi fatin e Belgjikës

10 Korrik, 2026

Merino sërish shpëtimtari i Spanjës: Ende nuk e besoj, tani duam Kupën e Botës

10 Korrik, 2026

Dy minuta i mjaftojnë Merinos, Spanja eliminon Belgjikën dhe sfidon Francën në gjysmëfinale

10 Korrik, 2026

“Po dëmtoni bizneset me review”, Rama: Google do ndërhyjë për rikthyimin e yjeve

10 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.