Ministrat e Jashtëm të Bashkimi Evropian kanë shprehur një “dëshirë të qartë” për të forcuar misionin detar të bllokut në Lindjen e Mesme, por për momentin nuk kanë mbështetur zgjerimin e mandatit të tij në Ngushticën e Hormuzit.
Kështu deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
“Në diskutimet tona kishte një dëshirë të qartë për të forcuar këtë operacion, por për momentin nuk kishte asnjë dëshirë për të ndryshuar mandatin e operacionit, Aspides,” u tha Kallas gazetarëve.
Misioni detar i BE-së, Operacioni Aspides, synon të mbrojë lirinë e lundrimit dhe sigurinë detare në rajon, në një kohë tensionesh të rritura në zonën e Gjirit.











