• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli vret përsëri 5 gazetarë, mes tyre të “Reuters”-it dhe “NBC”-së

25 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Përsëri gazetarë të vrarë nga sulmet izraelite. Rreth 20 persona, përfshirë pesë gazetarë që punonin për mediat ndërkombëtare, raportohet se janë vrarë këtë të hënë, më 25 gusht, në një sulm izraelit ndaj një spitali në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Televizioni Zyrtar i Palestinës raportoi se mes të vdekurve ishte kameramani i tij, Hussam al-Masri, i cili gjithashtu punonte për agjencinë e lajmeve “Reuters“. Sipas asaj që raportoi më pas “Reuters“, kameramani u vra në sulmin ndaj spitalit ndërsa po transmetonte në transmetim “live” imazhet e sulmit të parë. Si pasojë, imazhet u ndalën papritur.

Ndërsa “Al Jazeera” konfirmoi se po ashtu mes të vrarëve ishte dhe fotografi i saj, Mohammad Salama.

Lexo edhe:

Bënë për spital dy persona në Lezhë/ Policia arreston vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, më pas e lë të lirë!

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

Një burim mjekësor i cituar nga “Anadolu Agency” gjithashtu konfirmoi vdekjen e fotoreporteres Maryam Abu Daqqa.

Fotoreporteri tjetër i “NBC“-së Moaz Abu Tahau vra gjithashtu në sulmin izraelit që kishte si objektiv spitalin.

Më vonë, “BBC” raportoi se një gazetar i pestë ka humbur jetën si pasojë e sulmit të sotëm në Spitalin Nasser nga Izraeli. Bëhet fjalë për gazetarin Ahmad Abu Aziz, i cili kishte mbetur i plagosur fillimisht por ndërroi jetë pas disa orësh për shkak të plagëve të marra, duke e çuar në pesë numrin e gazetarëve të vrarë në sulmin e kësaj të hëne.

Mbrojtja Civile Palestineze raportoi në një deklaratë se shoferi i një automjeti zjarrfikës u vra gjatë sulmit dhe se shtatë të tjerë nga ekipi i tij u plagosën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin viktimat dhe të nxirrnin trupat.

Sipas korrespondentëve të “Anadolu Agency”, ushtria izraelite ka sulmuar katin e sipërm të ndërtesës së urgjencës, të njohur si kati “Al-Yassin”.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha në një deklaratë se tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në sulm. Ministria shtoi se ushtria izraelite ka goditur katin e katërt të një prej ndërtesave të kompleksit në dy sulme ajrore, duke theksuar se sulmi i dytë ndodhi ndërkohë që ekipet e shpëtimit kishin arritur për të evakuuar të plagosurit dhe për të nxjerrë të vdekurit.

Këto zhvillime vijnë pas sulmit të 10 gushtit që ndodhi në qytetin e Gazës, ku u vranë gjashtë gazetarë të “Al Jazeera”-s. Autoritetet izraelite më vonë akuzuan njërin nga të vdekurit si komandant të Hamasit, pa ofruar ndonjë dëshmi.

Që nga fillimi i luftës së Izraelit më 7 tetor 2023, të paktën 244 gazetarë dhe punonjës të mediave janë vrarë nga sulmet izraelite, sipas statistikave të “TRT World”.

Më shumë se 500 gazetarë dhe punonjës të mediave janë plagosur, zhvendosur ose detyruar të shkojnë në mërgim.

Izraeli mohon se ka pasur qëllim të drejtpërdrejtë gazetarët, por grupet mbikëqyrëse, përfshirë Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), kanë dënuar atë që ata e përshkruajnë si “dhunë të pazakontë ndaj gazetarëve” dhe kërkojnë hetime ndërkombëtare të pavarura./

Tags: gazetareizrael

Nga Kategoria

Aktualitet

Bënë për spital dy persona në Lezhë/ Policia arreston vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, më pas e lë të lirë!

23 Janar, 2026
Ekstra

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

23 Janar, 2026
Bota

Mësuesja femër e taekwondo-s çlirohet, thonë Talebanët

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Sipiropali në Stamboll: Shqipëria e gatshme për të marrë përgjegjësitë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Sipiropali në Stamboll: Shqipëria e gatshme për të marrë përgjegjësitë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

23 Janar, 2026

Bënë për spital dy persona në Lezhë/ Policia arreston vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, më pas e lë të lirë!

23 Janar, 2026

Ferrari vendos të rrezikojë me SF-26: “Një hap i guximshëm drejt suksesit”

23 Janar, 2026

Pse janari njihet si ‘muaji i divorcit’

23 Janar, 2026
Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

Formula 1: Ferrari del në pistë, Leclerc thotë: ‘Një sfidë e frytshme’. Hamilton: ‘Roli i pilotit është kyç’.

23 Janar, 2026

Mësuesja femër e taekwondo-s çlirohet, thonë Talebanët

23 Janar, 2026
Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli.

Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli

23 Janar, 2026
Lule të bardha, përcjellja e fundit për stilistin e njohur Valentino Garavani!

Lule të bardha, përcjellja e fundit për stilistin e njohur Valentino Garavani!

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.