Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili u vetëdorëzua një ditë më parë në policisë e Elbasanit është liruar pasi nga hetimet paraprake, pasi ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit që u zbuluan në Peqin.
Hetimet për ngjarjen do të vijojnë në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij.
Një ditë më parë, më 19 mars, Policia e Shtetit njoftoi se gjatë një operacioni të koduar “Kurtaj”, në fshatin Kurtaj të njësisë administrative Gjocaj u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis. Sipas njoftimit, prona rezultonte në emër të Bilal Hasës, drejtori i IEVP Rrogozhinë, i cili u shpall në kërkim.
Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në kërkim u shpall edhe Ervis Maci, përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.
Pas shpalljes së tij në kërkim, Hasa u vetëdorëzua në polici dhe mohoi çdo lidhje me veprimtarinë kriminale, duke deklaruar se nuk kishte shkuar në objekt prej disa muajsh dhe nuk kishte dijeni për aktivitetin aty.











