• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Italiani pranon vrasjen e të dashurës shqiptare: E shtyva Aurorën nga ballkoni

13 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-i dashuri i shqiptares Aurorës Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren, duke e hedhur nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në procesin e apelit, 17-vjeçari, asokohe 15, i dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Miturit, ka ndryshuar versionin e tij dhe ka pranuar përgjegjësinë për vdekjen e vajzës. Ai ka kërkuar falje për veprimin dhe për faktin se ka vonuar kaq gjatë për ta pranuar.

“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Shpresojmë që Gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, që ka përcaktuar një dënim të drejtë”, tha avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e Aurorës.

Lexo edhe:

Dua Lipa reagon ndaj vendimit për krerët e UÇK në Hagë

SHBA rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023

Seanca e radhës është shtyrë për më 10 shtator, kur pritet që pas diskutimeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe mbrojtjes të merret edhe vendimi.

I riu ka bërë deklarata spontane përmes lidhjes video nga burgu i të miturve në Catanzaro. Gjykata ka kërkuar ndërkohë një raport mbi sjelljen e tij në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi ndaj tij raportohet se janë bërë edhe denoncime për vepra të tjera.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e viktimës, Morena Corbellini.

Si ndodhi ngjarja

Sipas hetimeve, 15-vjeçari e kishte shtyrë Aurorën nga ballkoni dhe më pas, kur vajza ishte kapur me duar në përpjekje për të shpëtuar, e kishte goditur me gjunjë për ta detyruar të binte.

Provat e mbledhura nga autoritetet, të cilat në vendimin e shkallës së parë u cilësuan si “të pakundërshtueshme”, përfshijnë dëshmitë e personave që panë skenën dhe dëgjuan britmat e 13-vjeçares.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Aurora kishte tentuar të mbyllte lidhjen në javët para vdekjes së saj, por i riu kishte vazhduar ta ndiqte dhe ta shqetësonte.

Në një mesazh ai kishte shkruar: “Plani im i hakmarrjes fillon tani, të mërkurën më 9 tetor në orën 02:50”.

E frikësuar nga situata, Aurora kishte kërkuar këshilla edhe nga ChatGPT, duke pyetur: “Sipas teje, a duhet ta lë?”. Këto biseda, të përfshira në dosjen hetimore, sipas gjykatës ndihmuan në vërtetimin e akuzës për përndjekje.

Gjykata theksoi se vajza ishte treguar e sinqertë në bisedat me chatbot-in, ku kërkonte të kuptonte si duhej të sillej në një situatë që e përshkruante si të vështirë dhe mbytëse. Këto të dhëna përputheshin edhe me rrëfimet që ajo u kishte bërë shoqeve, familjarëve dhe edukatores së shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të shkallës së parë, një ditë para ngjarjes i riu i kishte thënë një personi tjetër se kishte ndërmend të vriste Aurorën. Për këtë arsye, sipas akuzës, ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila më pas u sekuestrua.

Në mesazhet drejtuar vajzës për takimin e fundit ai shkruante: “Nesër hera e fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj që pas daljes së së premtes nuk do të të kërkoj më kurrë”.

Ndërsa Aurora shpresonte se takimi do të qetësonte situatën mes tyre, hetuesit pretendojnë se i riu kishte vendosur më parë ta vriste. Një qëllim që ai nuk e kishte pranuar deri në seancën e apelit.

Nga Kategoria

Kosova

Dua Lipa reagon ndaj vendimit për krerët e UÇK në Hagë

16 Shtator, 2026
Bota

SHBA rrit normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023

16 Shtator, 2026
Aktualitet

Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Amorim merr përgjegjësinë pas humbjes së Milanit: “Na mungoi kreativiteti, por do të gjejmë zgjidhjet e duhura”

17 Shtator, 2026

Flick elozhe për Raphinhan, por paralajmëron Barcelonën: “Duhet të përmirësojmë përqendrimin”

17 Shtator, 2026

Milan zhgënjen në Europë, Benfica fiton 2-0 në “San Siro” mes vërshëllimave të tifozëve

17 Shtator, 2026

Dua Lipa reagon ndaj vendimit për krerët e UÇK në Hagë

16 Shtator, 2026

Microsoft paralajmëron për pasoja katastrofike nga qasja e Anthropic ndaj inteligjencës artificiale

16 Shtator, 2026

Turneu që u kthye në një debat: Çfarë ndodhi me Ed Sheeran dhe artistët e tjerë, përplasja për Palestinën

16 Shtator, 2026

OKB paralajmëron për rreziqet e inteligjencës artificiale

16 Shtator, 2026

Gjenerali i NATO-s: Jam i shokuar me vendimin e Hagës! Thaçi nuk është kriminel

16 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.