Çmimi MVP i finales së Champions League duket se është shoqëruar me një statistikë të pazakontë vitet e fundit. Désiré Doué është emri më i fundit që i bashkohet listës, pasi pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.
Doué u shpall lojtari më i mirë i finales së vitit 2025 ndaj Interit, ku realizoi dy gola në fitoren 5-0 të PSG-së. Dëmtimi i rëndë i pësuar ndaj Nice e ka bërë atë një tjetër emër në një seri të çuditshme: shtatë nga tetë MVP-të e fundit të finales kanë kaluar më pas dëmtime serioze ose periudha të gjata jashtë fushës.
Në këtë listë përfshihen edhe Virgil van Dijk, i cili pësoi këputje të ligamentit në vitin 2020; Kingsley Coman, që kaloi ndërhyrje kirurgjikale dhe probleme të shumta fizike; si dhe N’Golo Kanté, i cili mungoi për muaj të tërë pas problemeve në kofshë.
Më pas erdhën Thibaut Courtois dhe Rodri, të cilët gjithashtu pësuan dëmtime të rënda në ligamentin e kryqëzuar. Në listë përmendet edhe Dani Carvajal, i cili kaloi një dëmtim të rëndë në gju dhe një rikuperim të gjatë.
Doué është tashmë emri i fundit i këtij “mallkimi” të pazakontë, ndërsa Vitinha mbetet për momentin përjashtimi nga seria.
Një rastësi statistikore, apo diçka më shumë? Në çdo rast, lista e dëmtimeve pas performancave të mëdha në finalen e Champions League po bëhet gjithnjë e më e gjatë.











