• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Ilaria ma shpërqendronte djalin”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit! A e ndihmuan prindërit në fshehjen e trupit?

5 Prill, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia e nënës së Mark Samson në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kishte një lloj armiqësie mes Nors Mazlapan, nënës së autorit dhe viktimës, shkruan media italiane.

22-vjeçarja prej një viti frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.

Lexo edhe:

Mesazhi i protestuesve! Flamuri kombëtar vendoset mbi një krevat bosh në shkallët e kryeministrisë

Vijon marshimi i pandalshëm i mijëra protestuesve në rrugët e Tiranës

“Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë, djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, ka rrëfyer ajo.

Autori e hodhi trupin e të dashurës në humnerë në zonat e thella të Capranica Prenestina-s, pasi e qëlloi për vdekje në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.

Nors Mazlapan dhe Rik Samson rrezikojnë të hetohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim dhe për fshehje kufome.

Tensioni po rritet edhe në lagje, në komunitetin e madh filipinas. Xhaxhai Emilio iku me skuter sapo pa gazetarët.

“Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto.

Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.

“Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan edhe ata orët e fundit.

Megjithatë, babai ka thënë më parë se kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen.

Pra, dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës nuk kanë mundur ende të shpjegojnë qartë se çfarë kanë bërë gjatë atyre 24 orëve dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas – gjatë ditës – ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes në rrugë, jo në ndonjë garazh dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.

 “Ne nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë britmë nga dhoma e Markut”, u kanë thënë gjithashtu prindërit policisë.

Të banorët e pallatit dhe ata të ndërtesës përballë,  shumë prej të cilëve janë filipinas, përfshirë xhaxhanë Emilio kanë pohuar se nuk dëgjuan asnjë britmë nga apartamenti i familjes Samson, që ndodhet në katin e parë.

Tashmë edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.

Më shumë se konflikte të zakonshme, bëhet fjalë për një armiqësi të heshtur ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me bindjet fetare të nënës.

Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore – një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin – por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias.

Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mesazhi i protestuesve! Flamuri kombëtar vendoset mbi një krevat bosh në shkallët e kryeministrisë

12 Qershor, 2026
Aktualitet

Vijon marshimi i pandalshëm i mijëra protestuesve në rrugët e Tiranës

12 Qershor, 2026
Aktualitet

Përfundojë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

12 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Si është të ndash skenën me ish-in?”/ Mateo ‘shtanget’ nga pyetja e Erjola Doçit, cili ishte reagimi i finalistit të BBVIP 5

13 Qershor, 2026

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump nxjerr pamjet e sulmit

13 Qershor, 2026

VIDEO/ Ndodh edhe kjo! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë

13 Qershor, 2026

I riu paraqitet e plagë në urgjencën e spitalit të Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke

13 Qershor, 2026

Pochettino kishte të drejtë, SHBA jep spektakël ndaj Paraguait në Botëror

13 Qershor, 2026

Kanada-Bosnjë mbyllet në barazim, Larin shpëton vendasit nga humbja

12 Qershor, 2026

Mesazhi i protestuesve! Flamuri kombëtar vendoset mbi një krevat bosh në shkallët e kryeministrisë

12 Qershor, 2026

Vijon marshimi i pandalshëm i mijëra protestuesve në rrugët e Tiranës

12 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.