• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“I marr dot paratë, do ndërtoja jetën”, zbardhen negociatat e RENEAS dhe prokurorit me Nertilin, momentet dramatike në Roskovec dhe fati i 730.000 paundëve të drogës

28 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nertil Buzi, 35 vjeçari që shkaktoi vrasjen e dyfishtë në Roskovec dhe në fund vrau dhe veten, ka kërkuar informacion deri në momentet e fundit për paratë që pretendonte se i kishin marrë prindërit e ish të dashurës dhe vitet që mund të qëndronte në qeli.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zbardhja e negociatave që negociatori i RENEAS dhe prokurori Kristi Jorgji kanë zhvilluar me të, tregon një dimension sa dramatik të ngjarjes, aq edhe tragjik për fatin sesi paratë e përftuara nga aktiviteti kriminal i “shtëpive të barit” në Angli, u bën shkak për një vrasje të trefishtë.

Edhe përse negociatori dhe prokurori përpiqeshin ta bindnin për orë të tëra që të dorëzohej, sepse “zhdukja” e parave do të hetohej, Nertil Buzio sërish ishte mosbesues se ato nuk do t’i ktheheshin më.

Lexo edhe:

“Kurrë nuk do të dorëzohemi”, vajza e Jakup Krasniqit pas vendimit të TURPSHËM: Sot, dënuan ÇLIRIMTARËT! Unë do vdes me bindjen se babai është i pafajshëm

Ringrihet sërish Bordi i Transparencës!

“Jeta ime nuk vlen më. Lekët s’i marr dot mbrapsht, në burg nuk dua ta shkoj”, mësohet të jetë shprehur ai, ndërkohë që prokurori i kishte premtuar, në tentativë për ta bindur të mos vriste veten, se ai do të hetonte dhe nëse ato 730 mijë paund të pretenduara do të zbuloheshin se ishin investuar në prona, ai do t’i sekuestronte dhe do t’ia kthente.

Gjatë gjithë bisedës ai rikthehej vazhdimisht te e njëjta pyetje: “A i marr unë ato para, sepse me to do ndërtoja jetën?”

Megjithatë, shqetësimi i Nertilit nuk ndalej vetëm te paratë. Negociatorët janë përpjekur t’i shpjegojnë se, nëse vetëdorëzohej pa shkaktuar pasoja të tjera, kjo do të merrej parasysh dhe dënimi do të ishte më u ulët.

“Sa vite dënohem unë? Nuk dua të shkoj në burg. Kam qenë atje, e di sa e vështirë është”, ka pyetur ai.

Megjithatë, vlen të theksohet se deri në pikën që kishte dorëzuar Rozalindën, Nertil Buzi alias Refit Buzi nuk e dinte se vjehrri kishte ndërruar jetë nga të shtënat me armë gjahu, në orët e para të mëngjesit.

Vetë 35 vjeçari ka kërkuar vazhdimisht nga ish e dashura dhe nga negociatorët, nëse Rozalinda ishte e përfshirë në zhdukjen e parave që ai kishte mbledhur nga “shtëpitë e barit” në Angli. Dhe këtë, ai e ka shfaqur deri në momentet e fundit kur u vetëvra.

“Jeta ime mori fund. Jeta ime mori fund”,përsëriste ai vazhdimisht. Edhe pasi kishte biseduar me shefin e Komisariatit të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, të cilit i besoi dorëzimin e ish të dashurës, edhe pas bisedave me orë të tëra me negociatorin e specializuar të RENEAS, 35 vjeçari sërish dukej i pashpresë.

Përgjatë tre orëve të fundit, deri kur vendosi të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes me armën e gjahut të mbante në makinë, Nertil Buzi ka komunikuar edhe me prokurorin Kristi Jorgji, dhe përpos garancive kërkonte vazhdimisht kohë për t’u menduar.

Në rrethana të paqarta, pak kohë pasi kishte dorëzuar Rozalindën, 35 vjeçari ka mësuar se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë. Nuk vonoi shumë, dhe momente më vonë, ai qëlloi dhe veten. Në orët e mbrëmjes së asaj dite të gjatë e me ndërthurje fatesh tragjike, vdiq në spital dhe Belere Plaka.

Tre viktima dhe fati i mijëra paundëve që shkaktuan një nga ngjarjet më tragjike të zonës së Roskovecit, tani po hetohen nga Prokuroria, për të zbuluar nëse pretendimet e Nertilit kanë qenë të vërteta, dhe nëse po, ku shkuan ato.

Tags: Nertil BuziRnea

Nga Kategoria

Kosova

“Kurrë nuk do të dorëzohemi”, vajza e Jakup Krasniqit pas vendimit të TURPSHËM: Sot, dënuan ÇLIRIMTARËT! Unë do vdes me bindjen se babai është i pafajshëm

16 Shtator, 2026
Aktualitet

Ringrihet sërish Bordi i Transparencës!

16 Shtator, 2026
Kosova

Krerët e UÇK-së dënohen nga Haga, reagon Rama

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Diomande shpërthen ndaj Elches, driblon më shumë se Lamine Yamal dhe ndez garën për titullar te Real Madridi

16 Shtator, 2026

Messi rikthehet për një lamtumirë të fundit me Argjentinën, do të luajë ndeshjen e fundit në Buenos Aires

16 Shtator, 2026

Kroos thumbon Musialën, Wirtz dhe Pavlovic: “Nuk u panë fare në Botëror”

16 Shtator, 2026

Maresca mbron fitoren e Cityt në derbi: “Të flasësh vetëm për golin e Haaland është e varfër”

16 Shtator, 2026

João Pedro po shkëlqen te Chelsea, Barcelona pendohet për objektivin e humbur

16 Shtator, 2026

“Kurrë nuk do të dorëzohemi”, vajza e Jakup Krasniqit pas vendimit të TURPSHËM: Sot, dënuan ÇLIRIMTARËT! Unë do vdes me bindjen se babai është i pafajshëm

16 Shtator, 2026

Ringrihet sërish Bordi i Transparencës!

16 Shtator, 2026

Krerët e UÇK-së dënohen nga Haga, reagon Rama

16 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.