• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Hetimi për helmimin e studentëve, sekuestrohen dokumentet e AKU për kompaninë “Sori-Al”

27 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Krimi Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbarkuar pranë Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, ku ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon ky institucion sa i takon kontrolleve që janë ushtruar për subjektin privat Sori-Al.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kompania e Alma Tafanit, bashkëshorte e Nikolin Jakës, dyshohet se përmes shërbimeve katering ka helmuar dy herë radhazi studentët e Akademisë së Sigurisë, rasti i parë në maj dhe ky i fundit para pak ditësh.

Sektori kundër Krimit Ekonomik ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e AKU-së që nga janari deri tani, për të parë nëse Sori-Al është kontrolluar brenda ligjeve sa i takon dy skandaleve brenda një muaji të ndodhura brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, ku përgatiten oficerët e ardhshëm të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 60 studentëve, të cilët u dërguan në spitalin e QSUT-së me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj.

Dosja e helmimit të dytë pritet të bashkohet në një të vetme me rastin e parë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.

Ditë më parë, Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafani, e cila ka deklaruar se ka bërë çdo ditë furnizimin me ushqim për studentët e Akademisë së Sigurisë, ku sipas saj çdo vakt ushqimor është gatuar dhe më pas shpërndarë sipas procedurave normale, duke respektuar kushtet e higjienës.

Në pyetje gjithashtu janë marrë edhe punonjësit e kësaj kompanie, të cilët kanë për detyrë përgatitjen e ushqimeve për studentët. Deri në këtë fazë të hetimit, asnjë person nuk është marrë në hetim sa i takon skandalit të dytë, pasi pritet grumbullimi i provave dhe më pas do të jetë Prokuroria e Tiranës ajo që do të urdhërojë për veprime policinë.

Duket se veprimet hetimore janë paralizuar deri në përfundim të analizave të 14 mostrave të marra në total, 7 nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës.

Edhe pse në muajin maj Sori-Al helmoi 58 studentë, duke i infektuar me Escherichia coli dhe Stafilokok të tipit B, AKU ia riktheu aktivitetin kompanisë së Alma Tafanit dhe u mjaftua me një gjobë prej 1.5 milionë lekësh.

Vetë kompania Sori-Al ka reaguar disa herë në lidhje me këto skandale, ku ka akuzuar studentët e dyshuar të helmuar duke thënë se nuk i kanë larë duart përpara se të konsumojnë ushqimin, ose mund të jenë prekur nga virozat.

Nga Kategoria

Screenshot
Ekonomi

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

9 Nëntor, 2026
Kryesore

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

9 Nëntor, 2026
Kryesore

Protestat/ Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve të dëmtuar: Breshëri gurësh ndaj tyre, zero lekë nga buxheti për mjetet speciale

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Skema e re e bonusit të bebeve, kryeministri Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

9 Nëntor, 2026

Pau Cubarsí fiton Golden Boy 2026, mbrojtësi i Barcelonës shpallet talenti më i mirë U21

9 Nëntor, 2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

9 Nëntor, 2026

Álvarez humb sërish besimin e tifozëve, Barcelona i kthen fishkëllimat në Metropolitano

9 Nëntor, 2026

Protestat/ Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve të dëmtuar: Breshëri gurësh ndaj tyre, zero lekë nga buxheti për mjetet speciale

9 Nëntor, 2026

Hoeness ngre pikëpyetje për të ardhmen e Musialas: “Nuk dihet nëse do të kthehet në nivelin e dikurshëm”

9 Nëntor, 2026

Pse nuk del në protestë? Mimoza Ahmeti: Studentët nuk janë të qartë pse protestojnë, një vajzë ishte veshur me firmato

9 Nëntor, 2026

E quajti të mbivlerësuar, Rozana Radai i kthen përgjigje Jonida Maliqit: Sikur të merrje aq klikime sa unë…

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.