• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hetimet pë “21 janarin”, dy vëllezërit e Hekuran Dedës thirren në SPAK

28 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e kësaj të marte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, protestuesit i cili u vra gjatë protestës së përgjakshme të 21 Janarit, 2011.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit, prokurorët e Posaçëm po marrin në pyetje dy vëllezërit e Dedës, Zabit dhe Agim Deda.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011. Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Lexo edhe:

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë. Por protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.

Tubimi ndodhi pas publikimit të një video në emisionin Fiks Fare, ku Ilir Meta atë kohë zëvendës kryeministër, në qeverinë Berisha shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin e ndjerë Dritan Prifti.

Por me kalimin e dosjes në SPAK, ky vit i jep shpresa familjarëve të 4 viktimave se drejtësia do vihet në vend.

Familjarët e viktimave të 21 janarit tashmë sytë i kanë te SPAK që ka nisur hetimet për një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror i hapi rrugë hetimeve nga SPAK, duke regjistruar procedimin penal me datë 15 korrik 2024, edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, për 3 vepra penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Tashmë SPAK, do zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve.

SPAK ka nisur marrjen në pyetje për dosjen e 21 janarit, ku deri më tani janë pyetur ish-drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësi i tij Agron Kuliçaj, deputeti i PS, Xhemal Qefalia, si edhe Saimir Tahiri.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, por nëse akuzat provohen dhe faktohet se garda është urdhëruar të kalojë nga plumbat manovër në plumba të vërtetë, ndëshkimi do të jepet për të gjitha jetët e humbura, si krim shtetëror!

Tags: 21 janar

Nga Kategoria

Ekstra

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026
Kryesore

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026
Bota

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Inter i mbyll derën Turqisë, Çalhanoglu nuk largohet nga Milano

8 Qershor, 2026

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, ky është autori 39-vjeçar

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.