• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Hetim i BBC: Banda amerikane anti-islame ruan shpërndarjen e ndihmave në Gaza

10 Shtator, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim i BBC ka zbuluar se një kompani private sigurie që mbikëqyr shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza ka punësuar anëtarë të një bande motoristësh amerikane të njohur për qëndrimet e tyre anti-islame.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportit, të paktën 10 anëtarë të “Infidels Motorcycle Club”, një grup i krijuar nga veteranë të luftës në Irak, janë angazhuar nga kompania UG Solutions (UGS) për të siguruar pikat e shpërndarjes së ushqimeve të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF).
Këto janë vendet ku, sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 1,100 civilë – përfshirë gra dhe fëmijë – janë vrarë në muajt e fundit mes kaosit dhe të shtënave.

Hetimi tregon se shtatë prej anëtarëve të bandës mbajnë pozita drejtuese në këto qendra ndihme, përfshirë edhe drejtimin e ekipeve të armatosura. Kreu i tyre, Johnny “Taz” Mulford, ish-ushtar i ushtrisë amerikane i dënuar më parë për korrupsion dhe mashtrim, drejton operacionet e UGS në Gaza.

Lexo edhe:

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

Infidels MC përdor simbolin e kryqëzatës dhe është akuzuar për gjuhë të urrejtjes ndaj myslimanëve, përfshirë organizimin e një “rost derri” gjatë Ramazanit. Në faqet e tyre në rrjetet sociale gjenden postime me përmbajtje islamofobe dhe nxitëse për dhunë.

Organizata amerikane për të drejtat civile të myslimanëve CAIR e ka cilësuar situatën si “absurde dhe të rrezikshme”, duke thënë se “vendosja e një bande anti-islame për të mbrojtur ndihmat në Gaza është njësoj si t’i jepje Ku Klux Klan-it drejtimin e ndihmave në Sudan”.

Kompania UG Solutions i ka mbrojtur punësimet e saj, duke thënë se çdo punonjës kalon kontrolle të plota të sigurisë dhe se nuk diskriminojnë për “hobi ose lidhje personale”.

Ndërkohë, Fondacioni Humanitar i Gazës ka deklaruar se ka politikë zero-tolerancë për urrejtjen dhe diskriminimin, duke shtuar se ekipi i saj është “i larmishëm dhe funksional”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BBC, kontraktorët e UGS paguhen mbi 900 dollarë në ditë, ndërsa drejtuesit e ekipeve marrin mbi 1,500 dollarë në ditë, duke e bërë këtë një punë shumë fitimprurëse për anëtarët e bandës.

Kombet e Bashkuara kanë theksuar se shumica e viktimave në këto pika ndihme janë shkaktuar nga forcat izraelite të sigurisë, ndërsa akuzat se kontraktorët privatë kanë qëlluar mbi civilët janë ende “nën shqyrtim”.

Tags: anti-islamebandagaza

Nga Kategoria

Bota

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026
Bota

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026
Bota

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.