• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Harta e re gjyqësore nuk i zgjidhi problemet, në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

2 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, ku vetëm njëra është penale me kafaz për të pandehurin, ndërsa dy të tjerat janë në përmasat e një zyre të përshtatura si salla,” thotë Shkëlzen Mulosmani, kancelar në gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Gjykata dhe Prokuroria e Kukësit u vendosën në ndërtesën e ish-Komitetit të Partisë së Punës pas viteve ’90, duke u adaptuar në njëfarë mënyre, por pa mundur të kryejnë funksionin e vet si institucione bashkëkohore. Përgjatë tre dekadave, godina nuk ka pasur asnjë investim serioz.

Lexo edhe:

Tubimi para komisariatit numër 3, protestuesit thyejnë xhamat e godinës. Policia i shpërndan me ujë

Tragjike/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Mulosmani thotë se problemet janë të njohura dhe janë përmendur edhe në raportin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore të vendit, por përtej konstatimit, planet për përmirësimin e kushteve kanë ngecur.

“Gjykata e ndan hapësirën e saj me prokurorinë e rrethit, arkivin qendror, përmbarimin dhe bashkinë. Aktualisht, ndërtesa e gjykatës nuk i përmbush standardet e projektimit që lidhen me sigurinë dhe/ose shmangien e komunikimit ex-parte (pra, hyrje dhe dalje të dedikuara për personelin e gjykatës, palët dhe/ose të paraburgosurit)”, thuhet në raportin e KLGJ-së në vitin 2022.

Faza e dytë e hartës së re gjyqësore, që shkriu gjykatën e Tropojës me Kukësin, u implementua më 1 maj të vitit 2023, por dy vjet më vonë problemet e infrastrukturës nuk duket se janë zgjidhur.

Përkundrazi, zbatimi i hartës së re gjyqësore ka shtuar telashet për funksionimin e Gjykatës së Kukësit e cila përballet me mungesë të hapësirave, infrastrukturë të papërshtatshme dhe kapacitete të pamjaftueshme për numrin në rritje të çështjeve dhe stafit pas bashkimit me Gjykatën e Tropojës.

“Situata është shumë e rëndë, nuk ka si shkon më keq,” tha për BIRN avokati Ilir Nerguti, duke theksuar se nuk ka kushte sigurie për viktimat.

“Në shumicën e rasteve qëndrojnë ngjitur i pandehuri me viktimën,” shtoi ai.

Sipas Nergutit, autoritetet përgjegjëse justifikohen me tranzicionin në drejtësi. “Reforma në drejtësi është në një situatë tranzitore është justifikimi I autoriteteve përgjegjëse . Është premtuar se do ketë zgjerim të ambjenteve, po ky muhabet është që prej 15 vitesh”, shtoi Nerguti.

Zyrtarët e gjykatës së Kukësit thonë se i kanë kërkuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë së Kukësit, kjo sipas tyre do mund të zgjidhte problemet për mjedise.

“I kemi propozuar KLGJ-së që ish-ndërtesa e maternitetit të vjetër të Kukësit të adaptohet për ambiente të Gjykatës dhe Prokurorisë. Kemi informacione se KLGJ-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë në negociata për këtë qëllim, megjithatë për të kryer këtë adaptim kërkohen shumë investime,” thotë Mulosmani.

Problemet sipas Mulosmanit shkojnë përtej dëshirave, pasi institucionet e reja të drejtësisë, në rastin konkret edhe KLGJ-ja, pavarësisht se janë ngritur prej një dekade nuk kanë mjaftueshëm autonomi në përmirësimin e infrastrukturës. Mulosmani thotë se ky institucion nuk i ka në pronësi godinat e gjykatave në të gjithë vendin.

“Pengesë tjetër në hartën e re gjyqësore janë pronësitë e gjykatave, ku ato ende janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa KLGJ-ja veçse i ka në administrim. Për të kryer një investim sado të vogël në këto ambiente duhet një mori procedurash burokratike,”shtoi ai.

Pavarësisht reformave institucionale të ndërmarra prej më shumë se një dekade, mungesa e burimeve financiare dhe standardet e sigurisë dhe shërbimit vijojnë të pengojnë ofrimin e drejtësisë në kushte dinjitoze për qytetarët dhe palët në proces.

“Ka më shumë se dy vjet që në ndërtesën ekzistuese të gjykatës së Kukësit është bashkuar edhe gjykata e Tropojës, por megjithëse gati është dyfishuar numri i zyrtarëve, ambientet janë të njëjta. Jemi në procedurë me KLGJ-në për rregullimin e ambienteve, por ato gjithsesi janë të pamjaftueshme dhe kjo nuk është një zgjidhje”, thotë për “BIRN” kancelari i kësaj gjykate Shkëlzen Mulosmani.

Sipas Mulosmanit, ambientet e kësaj gjykate nuk i plotësojnë kushtet që kërkon harta e re gjyqësore. “Përmes një dere hyjnë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, të pandehurit dhe familjarët e tyre. Me këtë rast shkelen edhe të drejtat e të pandehurit përsa i përket prezumimit të pafajësisë, ku mund të fotografohet apo filmohet edhe kur paraqitet për masë sigurie, që nuk lejohet me ligj, ku nuk ka hyrje të veçantë për të pandehurit,” thotë Mulosmani.

Një problem tjetër është edhe siguria e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe vetë të pandehurve, pasi mungojnë sallat penale në raport me numrin e seancave ditore që zhvillohen në gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës.

Avokati Nerguti thotë se për shkak të mungesës së mjediseve dhe hapësirës ka patur raste ku janë kërcënuar apo sharë avokatët, prokurorët apo edhe gjyqtarët si nga familjarë të të akuzuarve, por edhe nga vetë të akuzuarit.

“ Na shajnë vazhdimisht, pasi jemi shumë afër njeri- tjetrit. Jemi detyruar të rrimë urtë se nuk kemi se çfarë bëjmë,” tha Nerguti.

Harta e re gjyqësore reduktoi në 13 numrin e gjykatave të shkallës së parë dhe në këtë kuadër, dosjet e Tropojës u transferuan në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjës në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.

Probleme me infrastrukturën nuk ka vetëm në gjykatën e Kukësit. Apeli i Përgjithshëm i vendosur në kryeqytet, po ashtu vuan nga mungesa e hapësirave dhe trupës së gjyqtarëve./reporter.al

Tags: gjykata e kukesitharta gjyqesore

Nga Kategoria

Aktualitet

Tubimi para komisariatit numër 3, protestuesit thyejnë xhamat e godinës. Policia i shpërndan me ujë

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Tragjike/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

4 Korrik, 2026
Aktualitet

“Sali Berisha më vendosi emrin”, protestuesja nga Kanadaja mesazh kreut të PD: Unë u rrita në tokë të huaj, kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë

4 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tubimi para komisariatit numër 3, protestuesit thyejnë xhamat e godinës. Policia i shpërndan me ujë

5 Korrik, 2026

Maroku ka princin e tij, Ounahi shkëlqen dhe dërgon “Luanët e Atlasit” në çerekfinale

4 Korrik, 2026

Tragjike/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

4 Korrik, 2026

“Sali Berisha më vendosi emrin”, protestuesja nga Kanadaja mesazh kreut të PD: Unë u rrita në tokë të huaj, kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë

4 Korrik, 2026
Forest baths, restoration of strength and psyche, an adult woman walks along forest path among ferns

Shkenca: Tre ditë në pyll mund të rrisin me gati 80% aktivitetin e qelizave që luftojnë kancerin

4 Korrik, 2026

Si e mashtroi stafin mjekësor? 86-vjeçari vret ish-bashkëshorten në spital, më pas hidhet nga dritarja

4 Korrik, 2026

“Populli të uron” – Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

4 Korrik, 2026

“Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”/ Tubimet në Tiranë, Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë, por me ata që…

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.