• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Haga zgjat periudhën e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjykatësi: Mund të arratiset dhe të pengojë procedurat

6 Gusht, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi përfshin dhe shtetasit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu, të cilët akuzohen së bashku me ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, për akuzat vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, të akuzuarit duhet të mbesin në paraburgim, me arsyetimin se vendimi është proporcional dhe i nevojshëm.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

Masselot ka vlerësuar se për ish-presidentin Thaçi vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat ngarkohet, dhe ekziston rreziku që ai të arratiset dhe të pengojë procedurat.

Në dhjetor, ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit u ngrit aktakuzë e re për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

Sipas aktakuzës, Thaçi “në periudhën 12 prill 2023 deri më 2 nëntor 2024, gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj, si dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte të Thaçit dhe të tjerëve”.

Në aktakuzë, të dyshuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krimet e pretenduara të luftës ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Nga Kategoria

Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026
Kosova

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026
Ekstra

Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë, surprizon ndjekësit

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga “East of Eden” te “Carrie”: 10 serialet që nuk duhet t’i humbisni në tetor

20 Shtator, 2026

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026

Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë, surprizon ndjekësit

20 Shtator, 2026

Çmimet e naftës janë të larta, por mund të ishin edhe më keq! Trump duhet të falënderojë Xi për këtë

20 Shtator, 2026

Vëllai i Dianës: Media po përsërit të njëjtën histori me Harry dhe Meghan

20 Shtator, 2026

CDU humbet sërish në zgjedhje, Merz sfidon presionin: Do e çoj deri ne fund mandatin

20 Shtator, 2026

Manchester City përfiton nga disfata e Arsenalit, fiton 5-3 dhe shkëputet në krye të Premier League

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.