• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Greqia merr përsipër të plagosurit pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, janë shtruar në spitalet e Athinës dhe Selanikut

16 Mars, 2025
tek Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

E diel e zezë kjo për Maqedoninë e Veriut! Rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme 59 të rinj humbën jetën tragjikisht pasi klubi i natës “Pulse” u përfshi nga flakët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Si pasojë humbën jetën 59 të rinj përkatësisht të moshave nga 14 deri në 25 vjeç si dhe mbetën të plagosur rreth 155 të tjerë.

Disa prej të plagosurve janë duke marrë mjekim në klinikat e Shkupit, ndërsa disa të tjerë, të cilët janë në gjendje më të rëndë raportohet se jenë nisur drejt Selanikut për mjekim më të specializuar.

Lexo edhe:

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

“Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm grek George Gerapetritis dhe ministrit të jashtëm të vendit fqinj mëngjesin e sotëm, me veprime të koordinuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Civile dhe Shërbimit Mjekësor të Urgjencës Greke, Greqia mori përsipër të gjithë personat në gjendje të rëndë”, bëjnë me dije burimet qeveritare, raporton protothema.gr.

“18 të plagosurit do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik.”

“Tre persona të plagosur rëndë, të moshave 25, 25 dhe 19 vjeç po trajtohen tashmë në spitalin Papanikolaou me djegie të shumta, njëri prej të cilëve i është nënshtruar një operacioni ”, theksojnë ata.

Tre autoambulancat me të plagosurit mbërritën në spitalin Papanikolaou

Tre të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, të cilët u plagosën rëndë në incidentin fatal, mbërritën me ambulancë në Spitalin Papanikolaou në Selanik rreth orës 17:30 të së dielës.

Ata tashmë ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv të djegieve të spitalit.

Ministritë e Jashtme të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm për transferimin e rasteve të tjera të rënda në spitalin Papanikolaou.

Shtretërit po riorganizohen në ICU, në mënyrë që të jenë gati për të pritur rastet e reja.

Sipas administratës së spitalit Papanikolaou, objekti është gati të pranojë sa më shumë raste të nevojshme.

Autoritetet po hetojnë një rast korrupsioni

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po hetojnë nëse zjarri që vrau të paktën 59 persona në një klub në Koçan është një rast korrupsioni, tha ministri i Brendshëm Pançe Toskovski.

“Kjo kompani nuk ka licencë të ligjshme operimi”.

“Kjo leje, si shumë gjëra të tjera në të kaluarën, është e lidhur me korrupsionin”, tha ministri i Brendshëm në një konferencë për media në Koçan, vendi ku ndodhi tragjedia gjatë një koncerti mbrëmë.

Më shumë se njëzet persona janë nën hetim, sipas ministrit të Brendshëm..

Mes të dyshuarve është edhe djali i pronarit të klubit. Rreth pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar, mes të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Ekonomisë.

Tags: greqi

Nga Kategoria

Aktualitet

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

19 Qershor, 2026
Lajme

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

19 Qershor, 2026
Ekstra

Policia e Shtetit ngre alarmin: Karamelet nëpër markete me kanabis/ Toksikologia: Te fëmijët mund të jetë fatale!

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Ah e zeza nënë, qan e vetëm qan”, motra e Albjanos publikon videon drithëruese, vëllai 22 vjeçar u përplas për vdekje me “jet car” në gjirin e Ksamilit

19 Qershor, 2026

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: Bullizove Ramën!

19 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ngre alarmin: Karamelet nëpër markete me kanabis/ Toksikologia: Te fëmijët mund të jetë fatale!

19 Qershor, 2026

‘M’u lut për një foto’, Trump përçmon Melonin pas samitit të G7, kryeministrja italiane: Trillim, Italia nuk përgjërohet kurrë! Tajani anullon vizitën në Miami

19 Qershor, 2026

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakri

19 Qershor, 2026

Falsifikonin diploma e certifikata për mijëra euro, arrestohen tre persona

19 Qershor, 2026

“U ngritën menjëherë dhe e goditën me grushte”, zbardhet dëshmia e policëve për sulmin ndaj Petrit Çakrit në GJKKO

19 Qershor, 2026

“O hajdut, o hajdut”, u përplas me protestuesit, reagon Ardit Bido: Nuk kam frikë, njerëz të nxitur

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.