Një studim ka zbuluar se për shumë gra mbi 50 vjeç, lidhjet me shoqet e ngushta sjellin më shumë gëzim dhe kënaqësi sesa marrëdhëniet romantike.
Sipas kërkuesve, më shumë se një e katërta e grave të moshës 50 deri në 90 vjeç thonë se miqësitë me gra të tjera i bëjnë më të lumtura sesa një histori dashurie. Ndërsa pothuajse një e katërta zgjedhin t’i drejtohen fillimisht një shoqeje të afërt për mbështetje emocionale, përpara partnerit apo familjes.
Miqësia mes grave duket se është një nga lidhjet më të qëndrueshme: mesatarisht, një miqësi e ngushtë femërore zgjat rreth 37 vite, ndërsa disa prej tyre vazhdojnë për më shumë se gjashtë dekada.
Gratë që njohin gjithë historinë tënde, që qeshin me të njëjtat gjëra, që të qëndrojnë pranë pa llogari e pa kushte… nuk janë thjesht shoqe. Janë një pjesë e jetës tënde.











