Pesë ditë pas grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, Policia e Tiranës dhe Komisariati kanë arritur të gjejnë motorin e dyshuar që kanë përdorur autorët.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë rezulton se dy autorët ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari “Luani”, ashtu edhe për tu larguar. Ata lëvizën me një motor pa targa dhe përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore.
Ata hynë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe grabitën vetëm sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej autorëve të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme.Vijojnë hetimet për indentifikimin dhe kapjnen e autorëve të dyshuar.










