• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 25 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Goditen disa grupe kriminale në Tiranë, 24 të arrestuar

20 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Blloku 33”, që ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në shitjen e drogave të forta në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut, duke cuar në arrestimin e 24 personave.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.

Lexo edhe:

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Nga 33 masa sigurie që ka caktuar Gjykata, u ekzekutuan 25 prej tyre (masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 24 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 1 shtetas).

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë.Sekuestrohen 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 9 shtetas dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Blloku 33”, për goditjen e disa grupeve kriminale që shitnin doza kokaine dhe heroine, në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë:

-“Arrest në burg”, për shtetasit A. H., 31 vjeç, D. G., 46 vjeç, A. G., 41 vjeç, E. S., 23 vjeç, J. B., 43 vjeç, A. H., 22 vjeç, S. J., 23 vjeç, M. A., 35 vjeç, G. K., 24 vjeç, A. Sh., 36 vjeç, E. M., 29 vjeç., Xh. R.(H)., 30 vjeçe, V. Q., 53 vjeç, M. Xh., 24 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, L. D., 21 vjeç, J. R., 30 vjeç, E. Rr., 30 vjeç, K. S., 22 vjeç, B. D., 35 vjeç., K. T., 21 vjeç, S. D., 19 vjeç, A. D., 28 vjeç dhe L. K., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë;

-“Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 1 kg e 964 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

24 Prill, 2026
Ekstra

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Reali duket se është dorëzuar nga gara për titull, Lunin shmang më të keqen ndaj Betis

24 Prill, 2026

“Çfarë idioti!” Bardhi për ministrin Hoxha: Arrogant e i padenjë, Rama ta shkarkojë

24 Prill, 2026

Drama në Ferma VIP! Vëllai kërkon të nxjerr jashtë Olën: Do të jesh pjesë e trekëndëshave?

24 Prill, 2026

E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

24 Prill, 2026

Monika: Metës i thanë që ‘Mona ka të dashur’, unë e kisha të shënuar në telefon ‘Zemra ime’

24 Prill, 2026

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

24 Prill, 2026

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ Reagon ministria e Jashtme: Publikime të pavërteta dhe të paqena

24 Prill, 2026

“Humb” Lefter Koka! SPAK kërkon ta rikthejë në qeli, asnjë gjurmë nga ish-ministri

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.