Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.
Shkak i dështimit të seancës, ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt.
“Është instaluar një praktikë ku ka një dënim kolektiv kur mungon një avokat i një të bashkëpandehuri, u pezullohen afatet e paraburgimit të gjithë të pandehurve. Praktikë antikushtetuese. Absurde. Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie. Ishte një parregullsi për mënyrën si ishte firmosur dhe për të mos u bërë shkak që të cenohet vendimi, gjykata me të drejtë vendosi të shtyhet seanca me 4 ditë. Më e rëndësishmja është ndryshimi i kësaj praktike, po dëmtohen të paraburgosurit, nuk ka arsye tu pezullohet paraburgimi”, tha avokati Plarent Ndreca.











