• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Gjilan/ 13-vjeçarja rrihet nga shoqet në efektin e drogës për 50 minuta

12 Shtator, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aq më tepër kur protagoniste janë vajzat, të cilat njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre djem, ngacmojnë, rrahin, filmojnë dhe shpërndajnë pamjet në rrjete sociale, duke e kthyer dhunën në spektakël të rrezikshëm që po bëhet gjithnjë e më normal.

Rasti më i fundit ishte ai i një vajze 13-vjeçare në Gjilan, e cila u rrah dhe u kërcënua me vdekje nga disa bashkëmoshatare të saj.

Lexo edhe:

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, VV forcë e parë

Po pse gjithë ky agresivitet mes vajzave të së njëjtës moshë, që për më tepër njiheshin me njëra tjetrën? Për të kuptuar të vërtetën e asaj që ka ndodhur, udhëtuam drejt Gjilanit, fillimisht në shtëpinë e vajzës që u bë viktimë e dhunës së shoqeve.

Kjo shoqe, e cila e ka futur në grackë 13-vjeçaren duke e çuar në shtëpinë e braktisur, pretendon se gjithçka e ka bërë nën presion të fortë nga vajzat dhunuese. Dhe ashtu ndodhi, vajza nga frika bëri ekzaktësisht atë që iu kërkua nga grupi, duke e gënjyer shoqen e saj e cila pa tmerrin me sy.

Ky është një element tepër i rëndësishëm që duhet të alarmojë autoritetet. Grupi i vajzave 13-vjeçare, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe për 50 minuta nuk e kanë ndalur aspak dhunën ndaj shoqes së tyre.

Pas këtij momenti kur viktima është larguar në panik nga ai makth që ka zgjatur gati një orë…

Grupi i vajzave ka shkuar në një lokal aty pranë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pavarësisht se në moshë minorene, ky grup vajzash duket se ishin mësuar me presionet dhe me kërcënimet ndaj bashkëmoshatareve, disa prej të cilave nga frika pranonin rregullat absurde të grupit. A ka një pse, kjo tendencë dhune dhe bullizmi ndaj vajzave të së njëjtës moshë, të cilat për më tepër ishin në raporte të ngushta me ta?

Heshtja e 13-vjeçares për ngjarjen lidhet me frikën e saj nga një kërcënim i bërë nga grupi i vajzave. Ndërsa viktima nga frika kishte vendosur të mos tregonte asgjë, grupi i vajzave e kishte shpërndarë videon e dhunës e cila nisi të qarkullonte në rrjetet sociale…

Dhe ky ishte momenti i parë kur familja u vu në dijeni të asaj çfarë kishte ndodhur.

Është e paimagjinueshme dhimbja e një babai teksa ka parë ato momente horror që ka përjetuar vajza e tij. Në kushtet e asaj tronditjeje të parë, ai vendos që menjëherë të flasë me vajzën.

Pasi mëson gjithë të vërtetën, fillimisht nga telefonata dhe më pas nga goja e vajzës së tij, babai vendos ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore.

Babai i njërës prej vajzave mohon që e bija të ketë qenë pjesë e dhunës.

Duket që edhe mes prindërve, gjërat nuk janë të sqaruara. Konflikti i vajzave, nuk ka ndikuar tek një shtrirje duarsh dhe thirrje për ndjesë nga ata që indirekt janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Prandaj ndoshta këtu është nevoja të ndërhyjnë institucionet.

Drejtori i qendrës për punë sociale është mjaftuar me thirrje dhe biseda me prindërit, ndërkohë që një vajzë dhe familja e saj po jetojnë me plagët fizike dhe psikologjike të dhunës.

Një mesazh që na bën të reflektojmë të gjithë si shoqëri… Edukojini fëmijët me dashuri… Dhuna sjell vetëm dhunë, dhe këtë të parët duhet ta mësojnë prindërit. /Piranjat

Nga Kategoria

Kosova

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

19 Qershor, 2026
Kosova

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, VV forcë e parë

17 Qershor, 2026
Kosova

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e vendit kandidat

16 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë

20 Qershor, 2026

Përplasen dy trena mallrash në Mynih, një i vdekur

20 Qershor, 2026

Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026

Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare

20 Qershor, 2026

Zelensky i dërgon ultimatum Bjellorusisë: Hiqni pajisjet që ndihmojnë sulmet ruse ose do të veprojmë vetë

20 Qershor, 2026

Drejtuesi i mjetit lundrues ra në det, Policia Kufitare shmang tragjedinë

20 Qershor, 2026

Largimi i Marjana Koçekut/ Rama paralajmëron të tjera ‘rrjedhje’ nga PS: Mos u çudisni

20 Qershor, 2026

Thirrjet e Evropës për paqe në Ukrainë, Peskov: Po bisedimeve, jo ultimatumeve

20 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.