• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë

18 Dhjetor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës.
Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të qytetit, u gjetën dy pjesë eshtërore që janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkaq, sot u gjetën “mbetjet mortore të të paktën një individi” që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që mund të jenë në listën e personave të zhdukur.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në informimin e rregullt të opinionit publik, duke respektuar ndjeshmërinë e procesit dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, u tha në njoftim.

Lexo edhe:

U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

Muajt e fundit janë kryer gërmime në disa lokacione, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998/99, informon Radio Evropa e Lirë.

Në shtator, në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit u gjetën mbetje mortore. Ndërkaq në tetor, në Hajvali të Prishtinës u gjetën mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin të paktën katër personave të zhdukur gjatë luftës.

Atëbotë, kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi se gjatë këtij viti nga gërmimet e kryera në mbarë Kosovën, ishin gjetur “mbetje mortore në 12 lokacione”.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë afër 13 mijë persona, ndërkaq afër 1.600 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e viktimave ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo deklaratë përmbante zotime për qasje të plotë në informacione të besueshme, përfshirë ato të klasifikuara, qasja në dokumente me rëndësi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe krijimin e një komisioni për këtë çështje të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, kjo deklaratë ende nuk është zbatuar.

Nga Kategoria

Lajme

U kap me kokainë gati për shitje, arrestohet shqiptari në Rimini

28 Korrik, 2026
Kryesore

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

28 Korrik, 2026
Kryesore

E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda

28 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

28 Korrik, 2026

UEFA shpërthen ndaj planit të Infantinos: “Futbolli nuk është pronë e FIFA-s për t’u shitur”

28 Korrik, 2026

Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin

28 Korrik, 2026

Zyrtare, Mancini rikthehet në stolin e Italisë, Ranieri emërohet drejtor teknik

28 Korrik, 2026

Rodri refuzon PSG-në, spanjolli ka plane të tjera për të ardhmen

28 Korrik, 2026

Në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj

28 Korrik, 2026

Cucurella mban premtimin e çmendur pas triumfit në Botëror, bën tatuazh trajnerin

28 Korrik, 2026

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit, 2 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

28 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.