• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Garë e fortë për drejtimin e Dhomës së Avokatisë së Tiranës! Mijëra avokatë votojnë sot, 8 kandidatura të konsoliduara përballë njëra-tjetrës (EMRAT)

22 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premte mijëra avokatë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të Dhomës së Avokatisë së Tiranës, në një garë që pritet të jetë ndër më të fortat e viteve të fundit në këtë institucion, kjo dhe për shkak të emrave që kanë vendosur që të garojnë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Procesi zgjedhor ka nisur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e Piramidës dhe do të vijojë deri në orën 18:00, ku rreth 1910 avokatë të regjistruar do të përcaktojnë me votën e tyre kreun e ri për një mandat katërvjeçar.

Pas një drejtimi të gjatë që prej vitit 2001 nga avokati Fatmir Brakaj, gara për pasuesin e tij ka mbledhur tetë kandidatë, të gjithë emra të njohur dhe të spikatur në fushën e drejtësisë, duke sjellë një konkurrencë të fortë mes profileve me përvoja të ndryshme profesionale.

Lexo edhe:

Berisha: Rama po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit

Studentët ndryshojnë strategjinë, dy protesta kombëtare në javë

Në listën e kandidatëe janë Edmond Petraj, Gentiana Qendro, Klodian Skënderaj, Lulzim Alushaj, Malvina Lika, Mirela Biba, Saimir Vishaj dhe Sonila Velo, të cilët kërkojnë besimin e kolegëve për të marrë drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme të avokatisë në vend.

Mes tyre, Lulzim Alushaj i cili vjen me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në profesion dhe një formim akademik të ndërtuar në Itali, përfshirë studimet e doktoraturës në fushën e qeverisjes dhe politikave europiane, si dhe një përfshirje të spikatur në çështje me peshë juridike, përfshirë edhe përfaqësime në Gjykatën Kushtetuese.

Saimir Vishaj, një tjetër emër i njohur i avokatisë shqiptare, rikandidon me një karrierë të gjatë në mbrojtjen e çështjeve të rëndësishme gjyqësore dhe me theks në nevojën për një përfaqësim më të fortë të komunitetit të avokatëve.

Edmond Petraj njihet si një figurë aktive në jetën juridike dhe publike, me angazhim të vazhdueshëm në çështje me ndjeshmëri shoqërore dhe në debatet e aktualitetit.

Gentiana Qendro vjen si avokate dhe pedagoge, me një profil të veçantë profesional që ndërthur farmacinë me drejtësinë, e angazhuar kryesisht në konsulencë ligjore dhe çështje që lidhen me shëndetësinë dhe biznesin.

Klodjan Skënderaj është i njohur si jurist dhe akademik, me aktivitet në Universitetin e Tiranës dhe në fushën e kërkimit shkencor juridik.

Malvina Lika ushtron profesionin në fushën e së drejtës civile dhe familjare, si dhe në konsulencë për çështje biznesi, ndërsa Mirela Biba ka një eksperiencë të konsoliduar në të drejtën civile dhe tregtare, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ndërkohë, Sonila Velo, me mbi 10 vite përvojë, është e angazhuar në fusha të ndryshme të së drejtës dhe njihet edhe për pjesëmarrjen e saj në diskutime publike mbi çështje juridike.

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha: Rama po ndjek hap pas hapi regjimin e Beogradit

4 Nëntor, 2026
Aktualitet

Studentët ndryshojnë strategjinë, dy protesta kombëtare në javë

4 Nëntor, 2026
Aktualitet

Aksident në aksin Levan–Vlorë, makina përplas 74-vjeçarin

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Champions League: Arsenal, City dhe Dortmund marrin fitoret, Gyökeres dhe Haaland protagonistë

4 Nëntor, 2026

Nico Paz shkëlqen, Como turpëron Lens me nëntë gola

4 Nëntor, 2026

Merz: Trump do të vijojë qeverisjen me urdhra ekzekutivë, duke anashkaluar Kongresin

4 Nëntor, 2026

Muriqi ndëshkon Liverpoolin, “Pirati” i jep Fenerbahçes fitoren e madhe

4 Nëntor, 2026

Gjilpëra, gozhdë dhe vida në ëmbëlsirat e Halloween në tre vende europiane

4 Nëntor, 2026

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë në zgjedhjet e mesmandatit

4 Nëntor, 2026

Real Madrid triumfon në Athinë, një perlë e Valverdes vendos sfidën

4 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA përmes prizmit të luftës: Reagimet në Ukrainë, Rusi dhe Iran

4 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.