Zbardhet lista me 21 kandidatët që kanë hyrë në garë për drejtimin e drejtorive vendore në Policinë e Shtetit. Kandidatët kanë dorëzuar dokumentacionin për të konkurruar për postet e drejtorëve të policisë në qarqet Durrës, Fier, Kukës dhe Lezhë, aty u për momentin drejtuesit janë komanduar, për shkak të largimeve më herët dhe ndryshimeve të bëra papritur. Për shkak të ligjit të Policisë së Shtetit, drejtuesit emërohen me konkurs dhe për këtë drejtori i përgjithshëm i bluve, Skendër Hita, nuk mund të kryej emërime pa garë në drejtoritë ku ka të komanduar.
Në listën e emrave që synojnë të marrin drejtimin e qarqeve përfshihen drejtues dhe funksionarë aktualë të policisë, por edhe emra me eksperiencë në struktura të ndryshme të rendit dhe hetimit. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe fazave të tjera të konkurrimit, pritet të përzgjidhen emrat që do të drejtojnë katër qarqet, në një moment kur Policia e Shtetit po kalon në një tjetër proces ristrukturimi dhe vlerësimi të drejtuesve vendorë.
Mes 21 kandidatëve që shfaqin interes deri më tani, bien në sy disa emra të rëndësishëm brenda kupolës, mes të cilëve ish-drejtori i Policisë Dibër, Artion Duka, i larguar me dorëheqje pak muaj më parë. Ish-drejtori i Vlorës, Ermal Muça, ish-drejtori i Shkodrës, Ervin Hodaj, ish-drejtori i Korçës, Gjovalin Loka. Në garë është edhe drejtori i Kufirit dhe Migracionit të Tiranës, Edvin Ndreu, apo edhe drejtuesi aktual i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti.
Lista e kandidatëve:
Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda]











