• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Fundi i arratisë së Ermal Beqirit, Ministria e Drejtësisë i dërgon Francës dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit

4 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri autoriteteve franceze. Burime për mediat pranë Prokurorisë së Posaçme kanë bërë me dije se SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te auotritetet ligjzbatuese franceze.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Po ashtu bashkë me kërkesën për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila kujtojmë se ka caktuar ndaj Beqirit masën e sigurisë “arrest në burg”, si një person i dyshuar për kryerjen e 7 veprave penale.

Kujtojmë se Ermal Beqiri është arrestuar rreth një javë më parë në Francë teksa u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central bërthamor në Normandi në një lartësi nën pragun e lejuar. Ndërsa SPAK doli me një njoftim zyrtar disa ditë më parë përmes së cilit zbardhi detaje mbi operacionin ndërkombëtar që çoi në kapjen e tij.

Lexo edhe:

Blendi Klosi: S’do japi dorëheqjen! Do fitojmë zgjedhjet e 2027-29 me Edi Ramën në krye

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Sipas SPAK, në 19 qershor 2026 u kërkua mbështetja e autoriteteve franceze, pasi dyshohej se Beqiri ndodhej në territorin francez.

Hetimet zbuluan llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj. Për këto, SPAK ka kërkuar sekuestrimin nga autoritetet franceze.

Kujtojmë se Banka e Shqipërisë jo më larg se prilli i këtij viti vendosi të shfuqizojë licencën Institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution, vendim ky i cili erdhi pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër arresti ndaj aksionarit të shoqërisë në fjalë, Ermal Beqirit, në dhjetor të vitit të kaluar, me akuzën për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Akuzat nuk lidheshin direkt me aktivitetin si institucion financiar, por megjithatë Banka e Shqipërisë ka gjykuar se ky institucion nuk plotësonte më kriterin e reputacionit të përshtatshëm të aksionarit për të kryer veprimtari financiare.

Beqiri akuzohet se ai përfitoi tender mbi 1.1 milionë euro pas kërcënimeve që krahu i tij i djathtë Ergys Agasi, i bëri bëri një shoqërie të përfshirë në një prej garave.

Po ashtu hetimet e SPAK të nisura për AKSHI-n zbuluan edhe një jaht lukzoz në pronësi të biznesmenit, bëhet fjalë për një jaht të markës predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 milionë euro. Beqiri e kishte vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni.

Tags: ermal beqiri

Nga Kategoria

Aktualitet

Blendi Klosi: S’do japi dorëheqjen! Do fitojmë zgjedhjet e 2027-29 me Edi Ramën në krye

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

22 Tetor, 2026
Kryesore

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të shtunën studentët mblidhen për protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit

22 Tetor, 2026

Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

22 Tetor, 2026

Blendi Klosi: S’do japi dorëheqjen! Do fitojmë zgjedhjet e 2027-29 me Edi Ramën në krye

22 Tetor, 2026

Kongresmenia amerikane thirrje qeverisë shqiptare: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

22 Tetor, 2026

Presidentja e Kosovës kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Specialen

22 Tetor, 2026

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës dhe disa deputetëve të tjerë me 60 ditë

22 Tetor, 2026
Screenshot

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.