Shqipëria është ftuar të jetë në Bordin Paqes për qeverisjen e Gazës për të paktën një mandat 3-vjeçar me të drejtë rinovimi nga presidenti Donald Trump.
Pas publikimit të ftesës nga Trump, vetë kryeministri Edi Rama rrëzoi pretendimet e opozitës se Shqipëria do duhet të paguajë 1 miliardë euro për të qëndruar në Bordin e Paqes.
Ky pretendim u rrëzua edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali në një konferncë për mediat ditën e sotme.
Spiropali tha se ftesa e Trump është një vlerësim i drejpërdrejtë për lidershipin e kryeminsitrit Edi Rama si dhe për vendin tonë, i cili edhe pse i vogël ka një kontribut të madh në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Spiropali: Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes një letre për kryeministrin Edi Rama ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një organizmi të ri të quajtur Bordi i Paqes në cilësinë e vendit anëtar themelues. Në krye duhet pranuar se kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e pqaes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonion tonë por edhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare. Ftesa e Trump është edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershipin e kryeministrit Rama i cili është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes. Fatkeqësisht edhe për një ngjarje me një peshë të tillë për Shqipërinë e vogël, ky lajm i mirë është pasuar nga një lumë marrëzish të derdhura në mexhlisin e informimit publik.
Ndërkohë që Shqipëria ftohet si bashkëndërtuese e një mekanizmi të ri ndërkombëtar, opinioni publik shqiptar sulmohet nga brenda nga fantazitë e kundërshtarëve. Ky zhvillim dërgon mesazhin e Amerikës së re se në politikën ndërkombëtare të sotme madhësia gjeografike nuk është faktor përcaktues, por vlen koherenca dhe aftësia për të kontribuuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë çka Shqipërisë ia kanë vlerësuar të gjithë prej vitesh, në Tiranë plas marrazi e marrin dhenë lloj-lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri për bordin në këmbim të prezencës tonë në bord.











