• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 2 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Festa amerikane në Tiranë/ 130 të ftuar, kush u shfaq në pritjen e ambasadorit Wendt

2 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një mbrëmje me shumë prej emrave më të njohur të politikës, drejtësisë dhe institucioneve shqiptare u zhvillua në një hotel në zonën e ish-Bllokut, ku Ambasada Amerikane organizoi pritjen e mirëseardhjes për ambasadorin e ri të SHBA-së, Eric Wendt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rreth 130 persona ishin pjesë e aktivitetit, mes tyre Presidenti Bajram Begaj, ministra, deputetë, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Në mesin e të ftuarve u shfaqën edhe përfaqësues të opozitës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, mbërriti së bashku me deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi.

Lexo edhe:

SPAK heton “KAYO”-n , Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

Inflacioni trondit eurozonën, çmimet “kërcejnë” në 3.8% nga kriza e energjisë

Nga mazhoranca, në ceremoni mori pjesë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në aktivitet u panë gjithashtu Elisa Spiropali dhe Bledi Çuçi.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk kishte marrë ftesë për pritjen. Mungesa e tij nuk ishte e papritur, pasi Berisha kishte deklaruar disa ditë më parë se nuk ishte ftuar në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Amerikane.

Ndërkohë, në hotel vijuan të mbërrinin njëri pas tjetrit edhe anëtarë të qeverisë. I pranishëm ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa më pas u shfaqën Enea Karakaçi, Blendi Gonxhe, Toni Gogu dhe Mirela Kumbaro.

Lista e të ftuarve nuk u kufizua vetëm te politika. Në pritje morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, mes tyre prokurori Altin Dumani dhe kryepolici Skender Hita.

Dumani, ish-drejtues i SPAK-ut, është një prej figurave shqiptare që ka marrë edhe dekoratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në një ceremoni të zhvilluar në SHBA.

Në aktivitet ishte gjithashtu Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi, duke e zgjeruar listën e të ftuarve përtej politikës dhe institucioneve shtetërore.

Pritja u zhvillua nën masa të forta sigurie, ndërsa gjatë mbrëmjes vijuan mbërritjet e personaliteteve të tjera.

Nga Kategoria

Aktualitet

SPAK heton “KAYO”-n , Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

2 Tetor, 2026
Bota

Inflacioni trondit eurozonën, çmimet “kërcejnë” në 3.8% nga kriza e energjisë

2 Tetor, 2026
Aktualitet

“Mesazhi” me tritol në pikën e karburantit, identifikohet autori

2 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Festa amerikane në Tiranë/ 130 të ftuar, kush u shfaq në pritjen e ambasadorit Wendt

2 Tetor, 2026

SPAK heton “KAYO”-n , Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

2 Tetor, 2026

Inflacioni trondit eurozonën, çmimet “kërcejnë” në 3.8% nga kriza e energjisë

2 Tetor, 2026

“Mesazhi” me tritol në pikën e karburantit, identifikohet autori

2 Tetor, 2026

Kriza e banesave “ndez” sërish Spanjën, parlamenti rrëzon paketën e qeverisë

2 Tetor, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 mln lekë

2 Tetor, 2026

“50 mijë euro ose të hodhëm në erë!”, eksploziv me kuti pice biznesit në Peshkopi

2 Tetor, 2026

G7 nxjerr 100 milionë fuçi nga rezervat, masë urgjente për të frenuar çmimet e energjisë

2 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.