• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Evropa po riarmatoset, prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani: Kemi arritur rekord porosish!

14 Mars, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen vjetore të koncernit Rheinmetall, drejtori tha se “nuk e ka përjetuar më parë një kërkesë kaq të madhe”. Porositë po vijnë nga të gjitha anët!

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në prezantimin vjetor të rezultateve të Grupit Rheinmetall në selinë e tij në Düsseldorf, drejtori Armin Papperger pranoi se “ai kurrë nuk e ka përjetuar diçka të tillë në 35 vitet e tij sa punon në Rheinmetall”.

Vetëm gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut, disa javë më parë, rreth pesëdhjetë krerë shtetesh ose qeverish ose ministrat e tyre përkatës kanë kërkuar takim me një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Gjermani. Selia e kompanisë në Düsseldorf aktualisht ka kërkesa dhe porosi me vlerë 55 miliardë euro. Kjo është 17 miliardë më shumë se rekordi i vitit të kaluar – është më shumë se kurrë më parë.

Lexo edhe:

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, tarifa 50% për makinat dhe çelikun

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë

Gjithçka që kërkohen për ushtrinë po porositet: nga municionet, te mjetet e blinduara e deri tek tanket. Rheinmetall bashkëpunon edhe me KNDSDeutschland me bazë në Mynih (një kompani që deri vonë quhej Kraus-Maffei Wegmann). Kompanisë po i kërkohen edhe tanke Leopard, raketa, radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë, teknologji digjitale ushtarake…

Evropa u detyrua të jetë më e pavarur

Kërkohet gjithçka: “Shtetet e Bashkuara, këtë e them pa asnjë akuzë, do ta detyrojnë Evropën të investojë më shumë për sigurinë e saj”. “Është një ndryshim i madh, por mendoj se është një shenjë e mirë për industrinë në Evropë, sepse ndoshta mund të bëhet më e pavarur. E meqë ra fjala, kjo është e rëndësishme dhe për politikën”, mendon Papperger.

Në Evropë ka nisur një epokë armatimi, përmbledh kreu i Rheinmetall. Kompania e tij po përfiton prej saj si pak kompani të tjera gjermane: të ardhurat dhe fitimet janë rritur me rreth 35 për qind.

Rritja duhet të jetë në atë shkallë edhe këtë vit. Papperger është i bindur se ky është “vetëm fillimi”. Sipas vlerësimit të prodhuesit gjerman të armëve, nëse anëtarët e NATO-s do të fillonin me të vërtetë të shpenzonin 2.5 deri në 3.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, ky do të ishte “një potencial për qarkullim midis 300 dhe 400 miliardë euro deri në vitin 2030”, tha ai.

Deri më tani, rreth një e treta e prodhimit të Rheinmetall i ka shkuar ushtrisë gjermane, por Bundeswehr-i dëshiron shumë më tepër armë dhe pajisje, ashtu siç po bëjnë edhe vendet e tjera. Rheinmetall tashmë po ndërton fabrika të reja në të gjithë Evropën.

Atyre u përshtatet madje që industria e automobilave është në telashe. Kjo kompani është duke bërë plane për përdorimin e 22 kompanive që dikur prodhonin pjesë për industrinë e automobilave, por që tani po anulojnë bashkëpunimin. Konkretisht bëhet fjalë për një kompani pranë Berlinit me 350 punonjës, por edhe një në Neuss afër Dyseldorfit, ku janë të punësuar 1500 persona.

Punë e sigurt, të ardhura të sigurta

Sektori i industrisë ushtarake po kërkon urgjentisht staf të ri për një rritje kaq të madhe të biznesit. Rheinmetall punëson aktualisht 32,000 njerëz, por numri i bashkëpunëtorëve po rritet çdo ditë. Prandaj ata janë të lumtur që ndoshta mund të angazhojnë punëtorët e metaleve nga industria e automobilave.

“Ne jemi kthyer në një bazë punësimi,” thotë Papperger. Në të njëjtën kohë, një numër i caktuar i punonjësve do të dalë në pension. Kjo do të thotë se kompania do të punësojë rreth 8,000 punëtorë në vit. Paperger beson se në dy vjet Rheinmetall do të ketë rreth 40,000 punonjës. Përveç kësaj, do të ketë rreth 120,000 punonjës në rreth një mijë kompani furnizuese në Gjermani.

Fabrikat më të mëdha të Rheinmetall janë në Unterlis në Saksoninë e Poshtme, midis Hannoverit dhe Hamburgut. Por ato gjithashtu kanë fabrika në Kassel, Kiel, Bremen dhe Mynih. Përveç vendeve të sigurta të punës për punonjësit, edhe aksionet në industrinë e armëve janë bërë gjithashtu të ardhura të sigurta për investitorët: që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, vlera e Rheinmetall si prodhues armësh është dhjetëfishuar.

“Zhvillimi i vlerës së aksioneve tona mund të quhet fenomenal,” thotë Paperger. “Ne kemi parë një rritje të vlerës prej mbi 2.000 për qind në dhjetë vitet e fundit, kështu që ne jemi ngjitur me të vërtetë në Olimpin e kompanive të mëdha. Pak kompani kanë regjistruar ndonjëherë një normë të tillë rritjeje”, thotë ai.

Drejtori i Rheinmetall, 62-vjeçari Armin Papperger është në mbrojtje të vazhdueshme nga policia, pasi kompania e tij është një nga furnizuesit më të rëndësishëm të armëve në Ukrainë. Thuhet se në Moskë ka pasur plane për vrasjen e tij./dw

Nga Kategoria

Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare me Kanadanë, tarifa 50% për makinat dhe çelikun

24 Gusht, 2026
Bota

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë

24 Gusht, 2026
Bota

Zgjedhjet presidenciale 2027 në Francë, sondazhet nxjerrin Melenchon në garë për balotazh

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Xabi Alonso fiton duelin me Arbeloan, Chelsea mposht Fulhamin në një ndeshje me pesë gola

24 Gusht, 2026

Dybala magjik, Malen i pandalshëm: Roma shkatërron Fiorentinën 4-0

24 Gusht, 2026
Screenshot

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026

Tresoldi shpërthen me gola, Barcelona e mban në radar si alternativë për sulmin

24 Gusht, 2026

Aston Villa mendon për Rafael Leaon, portugezi i hapur për një kalim në Premier League

24 Gusht, 2026

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Bayern shet talentin 17-vjeçar te Club Brugge, marrëveshja është mbyllur

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.