Manchester United ka humbur dy pikë në fund ndaj Evertonit, duke u ndalur në një barazim 2-2 pas një sfide me shumë emocione në “Goodison Park”.
Bryan Mbeumo kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh menjëherë pas pushimit, në minutën e 46-të, me një goditje të bukur nga brenda zonës.
Evertoni barazoi në minutën e 82-të me Tyrique George, por Benjamin Sesko riktheu avantazhin e Unitedit pesë minuta më vonë pas asistimit të Luke Shaw.
Kur dukej se Manchester United do të largohej me tri pikët, Ainsley Maitland-Niles realizoi një gol të bukur në minutën e 95-të dhe vulosi barazimin 2-2.











