Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Dibër pasi 31-vjeçari i identifikuar si Ervis Kaloshi humbi jetën duke peshkuar në lumin Setë.
Dyshimet e para janë se i riu humbi jetën pasi, teksa ishte me shokët e tij duke peshkuar në lumë, ku ai ra në kontakt me rrymën elektrike duke e lënë atë të vdekur në vend.
Sakaq, raportohet se i riu ndër vite ka punuar si mësues në shkolla të ndryshme të zonës së Dibrës, ndërsa së fundmi ai jepte mësim në shkollën 9-vjecare Grykë – Nokë.
Lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Ervisit ka hidhëruar miq, të afërm dhe kolegë.











