• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Erion Veliaj reagon nga qelia: Nuk kam lidhje me paçavuret e Altin Dumanit, më vjen keq për Ajolën

10 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale pak orë pas arrestimit nga agjentët e BKH.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.

Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.

Lexo edhe:

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.

Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.

Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.

Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash.

Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.

Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë”, shkruan Veliaj.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026
Bota

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026
Aktualitet

“Më latë vetë, thatë iku ky! Pa mua jeni një m*t i madh,” Rama pa kamera në asamble: S’do tregoni asgjë që u fol këtu

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Maran dhe Asllani para Bjellorusisë: “Nuk mendojmë për asgjë tjetër veç fitores”

14 Nëntor, 2026

Nata e Ronaldos kthehet në makth, Portugalia turpërohet ndaj Danimarkës

14 Nëntor, 2026

Raphinha merr të kuq, por Brazili refuzon ta lirojë drejt Barcelonës

14 Nëntor, 2026

Debat para Spanjë–Angli, De la Fuente mohon problemin me racizmin dhe Tuchel reagon: “Fjalët e mia u shtrembëruan”

14 Nëntor, 2026

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

14 Nëntor, 2026

Zgjimi, vaktet dhe gjumi në orare të rregullta: zakoni i thjeshtë që lidhet me më pak dhimbje dhe humor më të mirë

14 Nëntor, 2026

Të fshehura nëpër pyje, sekuestrohen në Hungari afro 20 mln € të ish-ministrit të Orban

14 Nëntor, 2026

Qindra burra protestojnë në Zvicër kundër dhunës ndaj grave

14 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.