• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRI/ Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit efektivi i Lezhës që u filmua duke konsumuar kokainë

29 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ish-oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, është kapur me pamje filmike nën dyshimin se po konsumonte lëndë narkotike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas videos së publikuar nga JOQ në faqen e saj, Policia e Shtetit dhe e Lezhës kanë reaguar, duke deklaruar se ish-efektivi Xhovano Tuci është përjashtuar nga detyra prej një muaji për shkelje të rënda në punë (para videos dhe rastit në fjalë), masë e cila është ende në fuqi nga Komisioni i Apelit dhe Standardet Profesionale, për shkak të shkeljeve të shumta të sjelljes në punë.

Përjashtimi i tij sipas reagimit zyrtar, ishte kryer prej datës 3 korrik, ndërsa mbante edhe gradën e Inspektorit. Ai ka munguar për një javë pa arsye në punë. Vendimin e ka ankimuar, por edhe në datën 25 korrik Komisioni i Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ia ka lënë në fuqi masën e përjashtimit. Tuci më herët kishte edhe masën disiplinore të shtyrjes së gradës.
Aktualisht policia sqaron se ndaj ish-efektivit po kryhen edhe hetime shtesë për rastin e videos ku dyshohet se konsumon lëndë narkotike, por që duhet konfirmuar nëpërmjet ekspertimit dhe dëshmive.

Lexo edhe:

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

Reagimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”.

Tags: policixhovano tuci

Nga Kategoria

Kryesore

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026
Aktualitet

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026
Lajme

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn

24 Prill, 2026

Çfarë votoi PS në Kuvend, dy ndryshimet në projektligje për Gardën dhe arsimin: Kreun do e emëroj Kryeministri!

24 Prill, 2026

Ervin Demo për reformën territoriale: Garantojmë bashki më të forta dhe shërbim më të mirë

24 Prill, 2026

Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet me tri javë! CNN: SHBA-të gati për sulme në Hormuz nëse shkelet marrëveshja

24 Prill, 2026

Djegia e pallatit, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë!

24 Prill, 2026

Vuçiç përplaset me eurodeputetin italian: S’pres mbështetje nga ata që lobojnë për Kosovën! Zyrtari i BE: Të ftova në debat publik, por po fshihesh pas makinës tënde propagandistike

24 Prill, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

24 Prill, 2026

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij!

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.