• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

29 Maj, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Euroja ka potencialin të zëvendësojë dollarin amerikan si monedhë rezervë globale, por “mungesa e unitetit brenda eurozonës” dhe thellësia e tregjeve amerikane të kapitalit, mbeten pengesa të mëdha drejt këtij qëllimi, thanë ekspertët për Anadolu.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha në një deklaratë të kohëve të fundit se euro ka potencialin të jetë një alternativë ndaj dollarit, pasi euro mund të luajë një rol më të madh në një botë të formësuar nga proteksionizmi tregtar.

Jane Foley, drejtuese e strategjisë së këmbimit valutor në Rabobank, shprehet se deklarata e Lagarde ishte në përputhje me atë të kancelarit gjerman Friedrich Merz pas zgjedhjeve, kur ai bëri thirrje për fitimin e pavarësisë më të madhe nga SHBA-ja.

Lexo edhe:

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

“Mungesa e unitetit fiskal brenda eurozonës dhe thellësia e madhe e tregjeve të kapitalit në SHBA mbeten kufizime të rëndësishme për zëvendësimin e euros nga dollari amerikan si monedhë rezervë globale; megjithatë, kjo nuk do të thotë që euro dhe monedha të tjera si CNY, nuk do të dobësohen në krahasim me dollarin amerikan”, tha ajo.

“Vërejtjet e Lagarde se Eurozona do të shtyjë përpara që më shumë tregti të faturohet në euro është një hap i rëndësishëm në lehtësimin e varësisë nga dollari”, shtoi ajo.

Kyle Chapman, analist i tregjeve FX në Ballinger Group, deklaroi se euro ka “potencialin për t’u bërë një alternativë ndaj dollarit, por do të duhen bërë ndryshime”.

Chapman tha se preferenca e përgjithshme ndaj dollarit është sepse “SHBA-të janë një entitet më koheziv me një treg të vetëm dhe thellësisht likuid të borxhit, ndërsa eurozona është e fragmentuar dhe e përbërë nga dhjetëra emetues, të gjithë me politikat e tyre dhe disa më të besueshëm se të tjerët”.

“Tregu gjerman i obligacioneve është shumë i vogël për të rivalizuar me obligacionet e thesarit, dhe vendet e tjera evropiane nuk janë aq të sigurta”, vuri në dukje ai.

“Që euro të bëhet një alternativë e vërtetë e dollarit, do të kërkonte, për shembull, më shumë huamarrje të përbashkët dhe emetim borxhi në nivel BE-je, tregje kapitali më të integruara dhe më shumë faturime në euro”, shtoi ai./A.A

Nga Kategoria

Ekonomi

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

15 Shkurt, 2026
Bota

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

12 Shkurt, 2026
Ekonomi

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

17 Shkurt, 2026
Zelensky: Nuk është e drejtë që Trump të ushtrojë presion mbi ne dhe jo mbi Rusinë; populli ukrainas nuk do të pranojë lëshimet për Donbasin

Zelensky: Nuk është e drejtë që Trump të ushtrojë presion mbi ne dhe jo mbi Rusinë; populli ukrainas nuk do të pranojë lëshimet për Donbasin

17 Shkurt, 2026

Në Lyon, arrestohen nëntë të dyshuar për vdekjen e aktivistit të djathtë francez. Ngjarja ka shkaktuar tensione mes ekstremit të djathtë dhe të majtë të ashpër para zgjedhjeve lokale në mars dhe zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

17 Shkurt, 2026
Spiropali pritet Komisionin e Punëve të Jashtme të PE: 2026, vit vendimtar për realizimin e planit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Spiropali pritet Komisionin e Punëve të Jashtme të PE: 2026, vit vendimtar për realizimin e planit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

17 Shkurt, 2026

Arrestime në rastin e vrasjes së aktivistit të ekstremit të djathtë në Francë pas shpërndarjes së informacionit të pasaktë mbi identitetet e të dyshuarve. Një valë narrativash përplasje dhe dezinformata rreth të dyshuarve për vrasjen e 23-vjeçarit Quentin Deranque në Lyon ka përshkruar internetin, para një sere arrestimesh të bëra të martën në mbrëmje.

17 Shkurt, 2026

Moti i keq shtyn lundrimin e tragetit Vlorë–Brindisi

17 Shkurt, 2026

Juve, një gafë historike: Galatasaray e shkatërron 5-2, tani duhet mrekulli për 1/8

17 Shkurt, 2026
“Miri u ndje i xheloz, ndaj e shpërfilli Selin”/ “Diferenca” mes Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit për marrëdhënien e banorëve.

“Miri u ndje i xheloz, ndaj e shpërfilli Selin”/ “Diferenca” mes Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit për marrëdhënien e banorëve

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.