• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Spekulime për largimin e Lagarde nga BQE, ekspertët: Ekstremi i djathtë s’mund ta kontrollojë bankën

19 Shkurt, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

Bie sërish çmimi i naftës në botë, arrin nën 102 dollarë për fuçi

Spekulimet e fundit mbi një zëvendësim të mundshëm të Christine Lagarde nga posti i presidentes së Banka Qendrore Europiane, në rast se ajo do të jepte dorëheqjen para përfundimit të mandatit në vitin 2027, kanë rihapur debatin në Paris dhe Bruksel. Në qendër të diskutimit është pyetja nëse e djathta ekstreme franceze, Rassemblement National, do të mund të fitonte ndikim mbi BQE-në nëse arrin pushtetin në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës.
Sipas ekonomistëve të intervistuar nga Euronews, një skenar i tillë është i pamundur. Ata theksojnë se rreziku më i madh lidhet me reputacionin e institucionit dhe perceptimin e pavarësisë së tij, jo me kontrollin real politik.
Pas raportimeve për një dorëheqje të mundshme, një zëdhënës i BQE-së deklaroi se nuk është marrë asnjë vendim dhe se Lagarde mbetet e fokusuar në mandatin e saj. Spekulimet janë lidhur me garën presidenciale franceze të vitit 2027, ku presidenti aktual, Emmanuel Macron, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë për shkak të kufizimeve kushtetuese.
Andrew Kenningham, ekonomist kryesor për Europën në Capital Economics, vlerëson se politikanët mund të përpiqen të ndikojnë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit, çka mund të dëmtojë imazhin e BQE-së si një nga bankat qendrore më të pavarura në botë. Megjithatë, ai thekson se ndikimi politik nuk përkthehet në kontroll të drejtpërdrejtë mbi institucionin.
Edhe eksperti për çështjet e BQE-së, Frederik Ducrozet, nënvizon se çdo emërim kërkon një shumicë të kualifikuar nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij, Franca do të duhej të arrinte një marrëveshje me Gjermaninë dhe shtete të tjera kyçe, duke e bërë të pamundur një emërim ekstrem në krye të bankës.
Ndërkohë, përfaqësues të Rassemblement National e kanë shfrytëzuar debatin për të sulmuar Macronin, duke paralajmëruar se çdo manovrim politik në emërime do të minonte besimin publik dhe stabilitetin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.
Debati është intensifikuar edhe pas dorëheqjes së guvernatorit të Bankës Qendrore të Francës, François Villeroy de Galhau, zhvillim që ka shtuar ndjeshmërinë politike rreth çështjes së pavarësisë së institucioneve financiare europiane.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Kategoria

Bota

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën: Unë ndalova luftën me Serbinë

22 Shtator, 2026
Bota

Bie sërish çmimi i naftës në botë, arrin nën 102 dollarë për fuçi

21 Shtator, 2026
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Agasi është bashkëpunëtor i shërbimit”, SPAK e ka marrë në pyetje Vlora Hysenin më parë, ja çfarë ka deklaruar shefja e SHISH

23 Shtator, 2026

Klodiana Lala: Edi Rama mund të thërritet së shpejti në SPAK

23 Shtator, 2026

Bie zjarr pranë aeroportit të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi

23 Shtator, 2026

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

23 Shtator, 2026

Tragjike në Tiranë/ 36-vjeçari hidhet nga kati i pestë, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses: Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e tij

23 Shtator, 2026

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

23 Shtator, 2026

Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI)

23 Shtator, 2026

Jonida Maliqi vazhdon betejën gjyqësore: Nga 3 mijë eurot e sekuestruara te kërkesa për indeksimin e detyrimit ndaj të birit

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.