Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës në orët e para të mëngjesit në Durrës, pas një konflikti të dyshuar në banesë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1, ku shtetasi Xh. K., 40 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, E. K., 32 vjeçe, pas një konflikti për motive të dobëta.
E reja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.











