Dita e parë e shkollës në kryeqytet nisi plot tensione dhe me një trafik kilometrik çka ka shkaktuar dhe vonesa e pakënaqësi për pjesën më të madhe të qytetarëve. Ndërsa raportohet se disa protestues kanë bllokuar mëngjesin e sotëm zonën nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuara të Tiranës.
Për shkak të tensioneve dhe trafikut të krijuar, Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona të cilët këmbëngulnin për të protestuar që në orët e para të mëngjesit.
Ndërsa raportohet se efektivët e Rrugores kanë vijuar me punën për të normalizuar situatën dhe për të mundësuar qarkullimin normal të mjeteve. Qarkullim më i rënduar është Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj. Por paralizim të qarkullimit të mjeteve ka pasur dhe në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”.
Megjithatë, protesta e mbajtur mëngjesin e sotëm shkaktoi radhë të gjata makinash dhe vonesa të transportit publik duke e kthyer kështu ditën e parë të shkollës në kaos.
Deri më tani nuk dihet se kush janë personat që blutë kanë shoqëruar, por pritet që të kemi detaje të reja në vijim, kur të kemi dhe një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve.











