• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Duam t’ju marrim hakun!”, Rama i mahnitur nga pritja në Japoni, fton kryeministren Takaichi në Shqipëri

22 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është pritur përmes një ceremonie zyrtare këtë të premte, më 22 maj, nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ku ndodhet në një vizitë zyrtare në Tokio.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë kësaj ceremonie solemne u kënduan himnet e dy vendeve, ndërsa të dy liderët parakaluan para trupave ushtarake të veshura me të bardha.

“E mirëpres me zemër vizitën e kryeministrit Edi Rama sot. Jam shumë e lumtur t’ju takoj sot për herë të parë. Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia në kuadër të nismës së bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Lexo edhe:

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

I shpreh respekt Shqipërisë për kontributin aktiv që jep në stabilitetin rajonal, një rajon me histori komplekse.

Do dëshiroja të falënderoja Shqipërinë për mbështetjen e vizionit për një indo-paqësor të lirë dhe të hapur”, tha kryeministrja japoneze e cila veçoi autonominë dhe qëndrueshmërinë si dy elementët kryesorë të këtij vizioni.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh i mahnitur nga pritja që iu bë.

“E nderuar kryeministre, së pari më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, të cilën nuk do ta harroj. Kam pasur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo e sotmja është e veçantë.

Kjo është vizita ime e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe ne presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje. Mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie, eksplorojmë mundësitë se si mund të afrohemi me Japoninë”, tha Rama, i cili më tej gjatë fjalës së tij e ftoi kryeministren japoneze të vizitojë vendin tonë.

“Vitin e ardhshëm në Tiranë ne do të organizojmë Samitin e NATO-s. Kam kënaqësinë e veçantë t’ju ftoj të merrni pjesë në samit. Kur të vini, do të jetë rasti i parë që një kryeministër i Japonisë do të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe në një farë mënyre të marrim hak për këtë vizitë kaq të ngrohtë që na ka lënë mbresa”, shtoi Rama.

Pasi e përgëzoi për “fitoren fantastike” në zgjedhje, Rama iu drejtua asaj se është “mbresëlënëse që shikojmë një grua në krye të qeverisë me të gjithë liderët e tjerë burra në kabinetin e saj. Jeni gruaja e dytë në botë që e bëni këtë pas Margaret Thatcher të Mbretërisë së Bashkuar.”

Ajo shtoi gjithashtu se dëshrion ta thellojë më tej bashkëpunimin e Japonisë me Shqipërinë.

Më herët gjatë ditës, Rama zhvilloi një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi. Ky i fundit është Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë.

Më vonë kryeministri do të vizitojë gjithashtu Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve në një panel diskutimi me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, transformimet globale dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Më 21 maj, kreu i qeverisë ishte në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku mbajti një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit. Ai u takua edhe me homologun e tij Kim Min-seok, ndërsa në rrjetet e tij sociale ndau foto nga takimet me disa nga “kolosët e industrisë koreano-jugore”, siç i quan ai drejtuesit e kompanive LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP.

Në këtë tur, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar.

Tags: kryeministren Takaichipritja në JaponiRama

Nga Kategoria

Kryesore

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

8 Korrik, 2026
Lajme

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

8 Korrik, 2026
Lajme

Vijon revolta për largimin e kryeministrit, sot dita e 39-të e protestës! Qytetarët të vendosur: Rama jep dorëheqjen

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

8 Korrik, 2026

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

8 Korrik, 2026

Vijon revolta për largimin e kryeministrit, sot dita e 39-të e protestës! Qytetarët të vendosur: Rama jep dorëheqjen

8 Korrik, 2026

Sejko: Rënia e euros forcoi lekun, ky fenomen ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

8 Korrik, 2026

U vra në sallën e gjyqit! Këshilli i Qarkut Shkodër miraton kërkesën për të shpallur Astrit Kalanë “Dëshmor i Atdheut”

8 Korrik, 2026

“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

8 Korrik, 2026

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re

8 Korrik, 2026

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.