• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Drekonte me Ergys Agasin dhe kërcënonte demokratët me Suel Çelën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Qesharake! Kur mungojnë argumentet, dalin shpifjet

16 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të bëra ditën e djeshme nga kreu i PD Sali Berisha, në një takim me fermerët në Berat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I kritikuar nga fermerët në lidhje me quajtjen e Salianjit si të vetëpërjashtuar, Berisha u shpreh se ish-deputeti kishte drekuar me Ergys Agasin dhe kërcënonte demokratët me Suel Çelën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji i ka quajtur akuzat si qesharake, ndërsa shtoi se ai që ka bërë pazare me kryeministrin Edi Rama, është vetë Berisha.

Lexo edhe:

Berisha: Tirana po përjeton terror nga policia, qytetarët dhe partitë të bashkohen me revoltën studentore

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

“Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik. Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot! E vërteta është kjo: nuk i trembem askujt dhe nuk shmangem nga asnjë përballje. Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sulmet e Sali Berishës nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e qartë e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve që e kanë bërë të destabilizohet dhe të shfaqë gjendje të rënduar psiko-emocionale!

Kur mungojnë argumentet, dalin shpifjet. Kur mungon besimi te vetja, sulmohet tjetri.

Unë nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve me pushtetin e Edi Ramës ndërsa Sali Berisha dhe rrethi i tij po!

Kam paguar personalisht për qëndrimet e mia edhe me burg, me goditje politike, me sulme të vazhdueshme.

Jo sepse u përkula, por sepse nuk u përkula.

Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik.

Këto janë metoda të vjetra: shpif, baltos, frikëso sepse nuk përballon dot garën. Me mua nuk ja del dot!

E vërteta është kjo: nuk i trembem askujt dhe nuk shmangem nga asnjë përballje.

Përkundrazi, kërkoj garë të hapur, të ndershme, përpara demokratëve.

Problemi nuk është mendimi ndryshe. Problemi është frika nga mendimi ndryshe.

Problemi është frika nga një alternativë që nuk kontrollohet.

Demokratët nuk kanë nevojë për etiketime dhe përjashtime, por për garë të vërtetë dhe përfaqësim të ndershëm.

Kush i shmanget garës, e ka humbur atë që pa hyrë.

Unë jam këtu. Në betejë. Pa frikë dhe derisa ta bëjmë opozitën fituese dhe te largojme autokratet në qeveri dhe opozitë!

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha: Tirana po përjeton terror nga policia, qytetarët dhe partitë të bashkohen me revoltën studentore

31 Tetor, 2026
Kryesore

Media spanjolle rikthen në vëmendje vdekjen e Saimir Sulës: Familja kërkon zbardhjen e misterit

31 Tetor, 2026
Kryesore

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte! Plagoset drejtuesi i mjetit

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Milan fiton derbin 3-1, Interi pa fitore në tetë përballje

31 Tetor, 2026

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

31 Tetor, 2026

Ironi ndaj uniformave blu, protestueset zgjedhin maskimin si police për Halloween

31 Tetor, 2026

Berisha: Tirana po përjeton terror nga policia, qytetarët dhe partitë të bashkohen me revoltën studentore

31 Tetor, 2026

E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai

31 Tetor, 2026

Milan-Inter, formacionet zyrtare: Modric dhe Pulisic titullarë, Chivu revolucionon Interin

31 Tetor, 2026

Malësi e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie

31 Tetor, 2026

Manchester City fundoset ndaj Brighton, humbja e tretë pas vendimit të Premier League

31 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.