Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.
Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së PD-së në Vlorë nga 2018 deri në 2022 dhe pjesëmarrje në kryesi. Në vitin 2015, ai kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë Dritan Lelit.









