• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Dosja ‘Sky ECC’ në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

25 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta greke “Documento” ka zbardhur detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjecari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022.

Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M”.

Lexo edhe:

Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Çmenduria e ARRSH-së – Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 milionë euro, tender 955 mijë euro për ta riparuar!

Sadikaj, sipas dosjes, është person me precedent kriminal në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi. Policia greke e ka hetuar atë në këtë dosje prej marsit 2020, ku rezulton drejtues i organizatës kriminale, me rol në trafikimin e marijuanës nga Spanja e Shqipëria për në Greqi.

Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjeçari nga Korça, Denis Grabocka.

Më 5 maj 2020, në orën 20:30, në portin e Civitavecchias, një qytet pranë Romës, autoritetet italiane arrestuan U.P., shtetas grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare në pronësi të kompanisë bullgare Zion Trans.

Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë.. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh.

Shoferi kishte qenë në kontakt me “milanmilan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockes, kreut të grupit.

Përdoruesi “milanmilan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe gjente mallin që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockes, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar.

I njëjti person, “ultrarhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.

Tags: aleksander sadikajgreqisky ecc

Nga Kategoria

Aktualitet

Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026
Kryesore

Çmenduria e ARRSH-së – Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 milionë euro, tender 955 mijë euro për ta riparuar!

13 Qershor, 2026
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër! Ngushtica e Hormuzit do të hapet

13 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Katar-Zvicër mbyllet në barazim, Khoukhi i jep pikën historike në minutat shtesë

13 Qershor, 2026

Në kërkim prej vitesh, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026

Çmenduria e ARRSH-së – Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 milionë euro, tender 955 mijë euro për ta riparuar!

13 Qershor, 2026

Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër! Ngushtica e Hormuzit do të hapet

13 Qershor, 2026

“Po përballen me konkurrencë të padrejtë në rajon”, Berisha prezanton planin e tij për fermerët

13 Qershor, 2026

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal

13 Qershor, 2026

Pse protestuesit kanë vënë një instalacion me atlete dhe këpucë në sheshin para Kryeministrisë

13 Qershor, 2026

Thirrjet për bojkot ndaj koncertit të Yll Limanit/ Rama: Nuk e njoh, por dhuna online ndaj tij është e neveritshme

13 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.